stampa | chiudi

Ekonomi

28/12/2013 18:25:02

Financimet e humbura nga mosmiratimi i buxhetit dėmton qytetarėt

Nė buxhetin e Bashkisė sė Tiranės parashikohej tė financoheshin qendrat sociale, ku marrin mbėshtetje mė shumė se 2300 qytetarė nė nevojė dhe tė financoheshin projektet kulturore tė Tiranės, mbėshtetja pėr artistėt e rinj, pėr piktorėt, fotografėt, muzikantėt etj






TIRANĖ - Nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Eno Bozdo deklaroi sot se mosvotimi i buxhetit njė ditė mė parė nė mbledhjen e Kėshillit Bashkiak, dhe shtyrja e tij ėshtė shėrbimi mė i keq qė iu bėhet interesave tė qytetarėve tė Tiranės. Nė njė deklaratė pėr mediat, Bozdo tha se me kėtė buxhet parashikohej tė financohej ndėrtimi i 82 km rruge tė reja dhe 128 mijė m2 sipėrfaqe e gjelbėr. "Me kėtė buxhet parashikohej tė financohej ndėrtimi dhe rikonstruksioni i 69 shkollave tė mesme, cerdheve dhe kopshteve pėr vogėlushėt e Tiranės, i laboratorėve tė rinj dhe palestave tė reja, i instalimit tė ngrohjes nė 100% tė ēerdheve dhe kopshteve dhe 90% tė shkollave tė mesme, deri nė fund tė vitit 2014", sqaroi ai. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi