stampa | chiudi

Aktualitet

04/12/2013 16:44:19

Pyeten te miturit per ngjarjen

Pyetjet nen pranine e psikologut dhe stafit pedagogjik





TIRANE- Grupi hetimor, i ngritur pėr dokumentimin e plotė tė ngjarjes sė rėndė, e ndodhur sot nė ambientet e njė shkolle profesionale nė Shkozet tė Durrėsit, ku njė 16 vjeēar u vra nga njė bashkėmoshatar i tij, ka shoqėruar dhe po merr nė pyetje njė numėr tė madh personash.

Burime zyrtare te ministrisė sė Brendshme bėnė tė ditur se "janė shoqėruar e po merren nė pyetje njė numėr i madh personash tė cilėt kanė dijeni mbi rrethanat e kėsaj ngjarje si nxėnės tė dy klasave, shokė tė palėve (viktimės dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarė e tė afėrm si dhe po punohet nė vijim pėr tė identifikuar persona tė tjerė tė cilėt mund tė kenė pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Pėr marrjen e dėshmive tė tė miturve po aplikohen standartet e marrjes nė pyetje nė prani tė psikologes si dhe ndjekja nga Prokurorja pėr Sektorin e tė Miturve. Nė kuadėr tė kėtij hetimi do tė kryhen gjithė verifikimet e nevojshme qė lidhen me identifikimin e personave qė mund tė kenė pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qėllim vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė tyre.

Pėr vetė impaktin e kėsaj ngjarje tė rėndė, nė vendin e ngjarjes u interesuan mbi ecurinė e hetimit edhe Ministri i Punėve tė Brendshėm, Saimir Tahiri si dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli.

Paraditen e sotme, nėpėrmjet njė telefonate u mor njoftimi nė Sallėn Operative tė DPQ Durrės, pėr tė shtėna me armė zjarri nė shkollėn e mesme profesionale “Beqir Ēela” nė Shkozet. Nė mėnyrė tė menjėhershme drejt vendit tė ngjarjes janė nisur 3 patrulla policore. Nė orėn 09.55 punonjėsi i Policisė sė Zonės konfirmoi se nė ambientet e kėsaj shkolle kishte ndodhur njė vrasje, viktimė e sė cilės mbeti shtetasi A.T., 16 vjeē, banues nė fshatin Vadardhė, Durrės, nxėnės i vitit tė dytė.

Nė vendngjarje u dėrguan Grupi Hetimor, i cili kreu veprimet e para nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Durrės. Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kėsaj ngjarje ėshtė shtetasi E.V., 15 vjeē, banues nė fshatin Xhafzotaj, nxėnės i vitit tė parė tė kėsaj shkolle tė mesme. Aktualisht po punohet pėr kapjen e autorit tė dyshuar tė ngjarjes si dhe saktėsimin e motiveve dhe mekanizmit tė plotė tė kėsaj ngjarje.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews-©2013

stampa | chiudi