Botė
26/11/2013 19:59:42
Femen protesta nė Madrid pėr tė drejtėn e abortit
Aborti ėshtė i shenjtė : protesta tė aktivisteve tė femen nė Madrid
  
MADRID- Disa ditė mė parė u arrestuan nė Madrid pesė aktiviste tė lėvizjes Femen, tė cilat u paraqitėn gjysėm tė zhveshura kundėr  protestės sė mijėra qytetarėve spanjoll  nė Calle Alcacą (Madrid) qė kėrkonin abolimin e ligjit, i cili lejon abortin nga viti 2010. 
Aktivistet, si zakonisht nė protestat feministe ishin gjysėm tė  zhveshura dhe  paraqisnin parrulla ku thuhej: Aborti ėshtė i shenjtė, Jashtė nga vagina ime, etj. 
Vajzat mbronin tė drejtėn e ēdo femre pėr tė vendosur mbi trupin dhe jetėn e tyre. E drejta pėr tė abortuar nuk e bėn njė femėr kriminele apo terroriste siē shpreheshin anti-abortistat gjatė protestės. Kėta tė fundit mbėshtesnin projektiligjin  e qeverisė sė Mariano Rajoy kundėr ndėrprerjes sė shtatzanisė sė padėshiruar.
 
Nėse ky ligj miratohet, Spanja kthehet nė njė nga vendet me ligjet mė drastike pėrsa i pėrket ēėshtjes sė abortit, pas Maltės dhe Irlandės. Ligji parashikon qė ndėrprerja e shtatzanisė tė kryhet vetėm nė rast se ėshtė pasojė e njė pėrdhunimi apo nėse ėshtė nė rrezik jeta e nėnės. 
Femen ėshtė njė lėvizje tashmė e njohur nė mbarė botėn pėr protestat kundėr cėnimit tė sė drejtave dhe lirisė sė gruas nė Europė, por edhe nė Lindjen e Mesme.