stampa | chiudi

Aktualitet

07/11/2013 17:35:05

Mbyllet ''transporti'' i deputeteve

Axhenda e seancės sė sotme parashikonte shqyrtimin e disa ndryshimeve nė ligjin qė rregullon transportin e zyrtarėve publikė, diskutimet e deputetėve tė opozitės u spostuan tek zgjedhjet nė Korēė






TIRANĖ - Kuvendi i Shqipėrisė pas gati 6 orė debati, mbylli diskutimet e seancės sė sotme, qė u fokusuan tek akuzat e opozitės pėr blerjen e votave nė zgjedhjet pėr bashkinė Korēė. Nė mbyllje tė debatit, qė pritet tė pasohet nga votimi i pikave tė rendit tė ditės, deputetėt e Partisė Demokratike tė opozitės nuk ishin tė pranishėm nė sallėn e Kuvendit.

Ndonėse axhenda e seancės sė sotme parashikonte shqyrtimin e disa ndryshimeve nė ligjin qė rregullon transportin e zyrtarėve publikė, diskutimet e deputetėve tė opozitės u spostuan tek zgjedhjet nė Korēė, tė denoncuara nga PD, si tė manipuluara.

Kryetari i grupit tė PD-sė, Edi Paloka tha se ndaj qytetarėve tė Korēės ėshtė ushtruar presion pėr t'iu marrė atyre votat pėr kryebashkiakun. Sipas tij, ajo qė ndodhi nė Korēė provon akuzat e PD-sė pėr blerjen e votave edhe nė zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas Palokės opozita nuk do tė lejojė shkeljen e Kushtetutės dhe lirisė themelore tė qytetarėve pėr tė zgjedhur pėrfaqėsuesit e tij.

Kryeministri Edi Rama duke marrė fjalėn nė seancėn e Kuvendit tha se maxhoranca ėshtė tėrėsisht e hapur pėr ēfarėdolloj rruge qė opozita dėshiron tė ndėrmarrė "pėr tė bėrė faktimin e interpretimit" pėr blerje tė votave nė zgjedhjet pėr bashkinė e Korēės.

"Jemi tėrėsisht tė hapur pėr ēfarėdolloj kėrkese qė dėshironi tė ndėrmerrni pėr tė bėrė faktimin e interpretimit tuaj. Pėr mua ēdo gjė qė ka lidhje me votėn nuk ėshtė as e diskutueshme dhe as e negociueshme. Ju keni tė gjithė tė drejtėn e zotit qė interpretimin tuaj ta verifikoni nė tė gjitha rrugėt qė ju i konsideroni tė drejta dhe qė kushtetuta e ligji ia njeh, jo vetėm njė opozite tė tėrė, por dhe njė individi tė vetėm", u shpreh kryeministri duke iu drejtuar deputetėve tė PD-sė.

Kryemiministri, gjithashtu, bėri me dije projektin qė heq 1.6 milionė dollarė nga bonuset e qeveritarėve dhe politikanėve, pėr tė zgjidhur deri diku problemet e personave me aftėsi tė kufizuar, problemet e pensionistėve apo njė milion tė papunėve, qė sipas Ramės janė pasojė e keqqeverisjes.

Nė kėto momente, seanca parlamentare ėshtė ndėrprerė pėr rreth 15 minuta me kėrkesė tė kryetarit tė grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi. Me rifillimin e saj pritet dhe votimi i pikave tė rendit tė ditės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi