
Aktualitet
22/10/2013 16:10:14
Deputetet e KPSH-it vizotojne QSTU-ne
Vizita kryehet ne spitalin Onkologjik
TIRANE- Deputetėt e Komisionit parlamentar tė Shėndetėsisė vizituan sot Spitalin Onkologjik nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza nė Tiranė, nga ku apeluan pėr vajzat e gratė pėr kontrolle periodike pėr parandalimin e kancerit tė gjirit.
Vizita e deputetėve tė Komisionit tė Shėndetėsisė nė Spitalin Onkologjik nė QSUT bėhet pikėrisht nė muajin pėr sensibilimin e vajzave dhe grave pėr parandalimin e kėsaj sėmundje. "Nė 10-15 vitet e fundit, personat e diagnostikuar me kancerin e gjirit pothuajse janė dyfishuar dhe ky numėr i lartė i tė prekurve ka shtuar nė mėnyrė tė konsiderueshme edhe numrin e personave qė kanė humbur jetėn. Ndėrsa 45-50 % e personave qė diagnostikohen nė faza tė hershme tė sėmundjes, shėrohen", tha kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi.
Vokshi u bėri ftesė nė emėr tė Komisionit "instancave mė tė larta qeveritare, institucioneve shtetėrore, qė tė bashkėrendojnė veprimet me shoqatat joqeveritare, me institucionet e huaja kombėtare dhe jokombėtare, shoqėrinė civile, Akademinė dhe qytetarėt shqiptarė qė tė bėjnė sa mė shumė fushata sensibilizimi qė gratė dhe vajzat tė kenė kontrolle periodike, nė mėnyrė parandalimin e kėsaj sėmundje qė po merr pėrmasa tė tmerrshme".
Vokshi siguroi gjithashtu se komisioni do tė mbėshtesė nismat ligjore pėr rritjen e kapaciteve nė shėrbimin parėsor, dytėsor e tretėror, por dhe cilėsinė e kėtyre shėrbimeve, si dhe do tė kėrkojė nga qeveria qė tė mbajė premtimet