stampa | chiudi

Aktualitet

18/10/2013 16:36:13

Padia e PDsė: Drejtori i pėrgjithshėm u emėrua pa gradė (?)

Shpėrthen opozita: Ristani, Drejtori i pėrgjithshėm i policisė duhet tė ketė arsimin dhe gradėn pėrkatėse...tė ketė qėnė drejtues i parė pėr njė periudhė mbi tre vjet, qė nuk e ka, dhe po ashtu duhet tė ketė pėrvojė nė punė, 16 vite tė pandara nė 20 vite pune. Tė tre kėto kritere ligjore, qė janė taksative dhe nuk lėnė vend pėr ekuivoke, nuk janė marrė parasysh






TIRANE - Partia Demokratike e opozitės depozitoi tė premten nė Prokurorinė e Pėrgjithshme njė kallėzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit tė Brendshėm Sajmir Tahiri me akuzėn pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės nė bashkėpunim, lidhur me shkarkimet dhe emėrimet e fundit nė trupėn drejtuese tė Policisė sė Shtetit. Deputeti i PD-sė, Arben Ristani tha pėr mediat se dy zyrtarėt e qeverisė kanė shkelur ligjin "nė mėnyrė flagrante" nė emėrimin e Drejtori i pėrgjithshėm i policisė sė shtetit, tė dy zv/drejtorėve dhe tė drejtorėve nė qarqe. "Rama dhe Tahiri kanė shkelur neni 21 tė ligjit Pėr Policinė e Shtetit, i cili parashikon qė Drejtori i pėrgjithshėm i policisė duhet tė ketė arsimin dhe gradėn pėrkatėse, duhet tė ketė qėnė drejtues i parė pėr njė periudhė mbi tre vjet, qė nuk e ka, dhe po ashtu duhet tė ketė pėrvojė nė punė, 16 vite tė pandara nė 20 vite pune. Tė tre kėto kritere ligjore, qė janė taksative dhe nuk lėnė vend pėr ekuivoke, nuk janė marrė parasysh", tha Ristani. Kjo, sipas tij, ka pasoja tė rėnda pėr shtetin ligjor nė Shqipėri dhe nė punėn normale tė Policisė sė Shtetit, e cila ėshtė e angazhuar tė luftojė kundėr krimit dhe trafiqeve. "Me anė tė kėtij kallėzimi duam tė qėndrojmė fort pėr shtetin ligjor nė Shqipėri, pasi nė vend nuk mund tė sundojė antiligji", pėrfundoi Ristani deklaratėn pėr mediat. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi