stampa | chiudi

Kulturė

15/10/2013 18:35:15

Sajmir Pirgu koncert nė kryeqytet

Koncerti qė e sjell tenorin Saimir Pirgu nė Tiranė ėshtė nė mbėshtetje tė Down Syndrome Albania






TIRANĖ - Tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu pas disa ditėsh do tė jetė nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė pėr njė tjetėr koncert. Koncerti qė e sjell tenorin Saimir Pirgu nė Tiranė ėshtė nė mbėshtetje tė Down Syndrome Albania. Nė kėtė koncert, 25 tetor, qė do tė dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do tė shoqėrohet dhe nga artistė tė tjerė tė njohur. Pranė TOB bėjnė tė ditur se, emrat e artistėve qė do ta shoqėrojnė tenorin e njohur janė Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Tenori Saimir Pirgu vjen nė Tiranė pas marrjes sė ēmimit prestigjioz “Pavarotti i Artė” pėr vitin 2013. Ky ēmim iu dorėzua para disa kohėsh gjatė njė ceremonie tė zhvilluar nė teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistėt dhanė edhe njė shfaqje pėr tė mbledhur fonde pėr bamirėsi. E ndėrsa nė skenat e botės tenori Saimir Pirgu po zhvillon njė jetė tė ngjeshur artistike, kėtė herė pėr skenėn shqiptare vjen me njė mision tė veēantė ndryshe nga herėt e tjera. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi