stampa | chiudi

Ekonomi

28/09/2013 08:28:58

FMN, masa tė dhimbshme pėr Shqipėrinė: ndėrhyrje nė skemėn e pensioneve

Sipas qeverisė dhe FMN-sė veē borxhit zyrtar, shteti ka dhe L50 mld tė tjera detyrime tė prapambetura ndaj privatėve. A do tė ketė shkurtime tė shpenzimeve qeveritare ?





TIRANE - Ministri i Financave, Shkėlqim Cani tha se "...e vetmja zgjidhje ėshtė thyerja e kufirit tė defiēitit tė borxhit publik, meqė paratė janė harxhuar ndjeshėm nė 8 muajt e parė tė vitit. Nevojiten rreth 24 miliardė lekė borxh shtesė nė 2013, ndaj borxhi publik i pritshėm nuk do tė jetė 64% saē ishte zotimi i qeverisė sė mėparshme, por diēka mbi 67%", deklaroi Cani.

Sipas qeverisė dhe FMN-sė veē borxhit zyrtar, shteti ka dhe L50 mld tė tjera detyrime tė prapambetura ndaj privatėve.

"Nėse do tė pėrfshijmė detyrimet e prapambetura, borxhi e kalon shifrėn e 70%. Ėshtė njė situatė me ēekuilibra tė thellė makro-ekonomikė nė njė kohė kur mjedisi ekonomik ėshtė i dobėt", tha pėrfaqėsuesi i FMN-sė.

Kriza e financave rėndohet nga ngadalėsimi i fortė i rritjes ekonomike. Pėr kėtė vit Ministria e Financave dhe FMN llogarisin se prodhimi kombėtar do tė rritet me 1.7-1.9 pėr qind.

"Presim qė rritja vitin tjetėr tė jetė paksa mė e mirė, nė 2-2,3%, por edhe kjo do tė varet shumė nga veprimet e qeverisė", shtoi Nadeem Ilahi, shefi i misionit tė FMN-sė.

Kėrcimi i borxhit nė nivele kritike dhe pamundėsia pėr ta zbutur atė pėrmes rritjes ekonomike, sipas “FMN”-sė i imponon Shqipėrisė masa tė dhimbshme.

“Ėshtė e qartė qė ka nevojė pėr njė axhustim tė ndjeshėm fiskal qė kėrkon rritjen e tė ardhurave nga taksat. Ne kemi diskutuar me qeverinė opisionet e ndryshme se si kėto tė ardhura mund tė rriten. Cilat taksa duhet tė ndryshojnė. i morėm tė gjitha taksat njė nga njė pėr tė parė se ēfarė mund tė bėhet me normat e secilės taksė dhe se ēfarė impakti kanė ato tek tė ardhurat. Pėr atė se ēfarė do tė rekomandonim ne, do t’ia lėmė nė dorė ministrit tė pėrgjigjet se cila ėshtė taksa e tij e preferuar", shtoi Ilahi.

Rivėnia e borxhit nėn kontroll do tė kėrkojė sakrifica dhe nė kahun e shpenzimeve, posaēėrisht nė skemėn e pensioneve. Lajmi i mire ėshtė se Qeveria do t'u qėndrojė premtimeve elektorale. Prioritet kryesor mbetet ai i shlyerjes sė detyrimeve tė prapambetura pėr tė cilat nuk pėrjashtoi edhe marrjen e njė kredie nga FMN apo Banka Botėrore. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi