stampa | chiudi

Ekonomi

03/09/2013 16:10:17

Pakujdesia e aktit tė Berishės. Pėrplasje kompetencash me METE

Pak ditė mė parė, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorit i drejtoi ankesė zyrtare Autoritetit tė Konkurencės pėr hetimin e pozitave oligopol nė kompanitė e importit tė karburanteve dhe abuzim me pozitat dominante nė treg me qėllim stabilizimin e ēmimeve tė larta nė dėm tė konsumatorėve shqiptarė






TIRANĖ - Pas kėrkesės sė Kryeministrit Sali Berisha pėr publikimin me dekret tė posaēėm tė emrave tė atyre kompanive hidrokarbure qė kanė shitur naftė jashtė standarteve pėr konsumatorėt, ka reaguar Mnistria e Ekonomisė.

Zv/ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Eno Bozdo, tha se nuk ėshtė e nevojshme njė akt i tillė pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė ka tė drejtat e plota ligjore pėr publikimin e inspektimit.

"Projekt-akti normativ ėshtė pėrgatitur nga DPM, por pas konsultimeve tė gjėra juridike, METE mendon se nuk ėshtė i nevojshėm njė akt i tillė pėr sa kohė ekziston e gjithė hapėsira ligjore qė Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė tė bėjė publike rezultatet e inspektimit tė saj", deklaron Bozdo.

Pėr mė tepėr, u shpreh ai, ligji pėr Metrologjinė shpreh qartė detyrimin e DPM-sė tė publikojė tė dhėna inspektuese, atėherė kur preken interesat e konsumatorit.

Bozdo tha se ky qėndrim zyrtar i Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės i ėshtė pėrcjellė sot Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Metrologjisė, si dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė vėnė nė dijeni edhe Kryeministri.

Pak ditė mė parė, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorit i drejtoi ankesė zyrtare Autoritetit tė Konkurencės pėr hetimin e pozitave oligopol nė kompanitė e importit tė karburanteve dhe abuzim me pozitat dominante nė treg me qėllim stabilizimin e ēmimeve tė larta nė dėm tė konsumatorėve shqiptarė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi