stampa | chiudi

Aktualitet

20/08/2013 15:59:06

Itali, takimet online pėr praktikat

Qytetari mund tė vendosė vetė kur tė paraqitet nė Sportelin Unik tė Imigracionit






ROME - Pėr shtetasit e huaj qė jetojnė nė Romė dhe provincė, por edhe pėr punėdhėnėsit e tyre, marrėdhėniet me Sportelin Unik tė Imigracionit (SUI) janė lehtėsuar disi.

Prej dy javėsh qytetarėt mund tė zgjedhin kur tė paraqiten nė strukturėn e Prefekturės pėr praktikat qė kanė tė bėjnė me ta, si bashkimet familjare, flukset apo legalizimet (sanatoret).

Kjo falė sistemit tė prenotimeve online pėrmes tė cilit, duke futur kodin e kėrkesės dhe datėn e lindjes sė kėrkuesit apo tė pėrfituesit, mund tė merret njė takim, pa pritur qė Sporteli unik tė nisė thirrjen.

Praktikisht nga dhėnia e datės sė takimit kalohet nė vetėvendosjen e datės sė takimit dhe shumė shpejt kjo do tė e vetmja praktikė pėr tė mbaruar punė: nėse qytetari nuk kujtohet tė marrė takimin, do tė thirret nga Sporteli Unik por pas tre muajve. Me pak fjalė ia vlen qė qytetari tė vihet nė lėvizje, por ėshtė shumė e rėndėsishme qė para se tė marrė takim tė ketė nė dorė tė gjitha dokumentet qė i nevojiten, pėrndryshe rrezikon t’i shkojė takimi dėm e tė vihet nė radhė pėr njė takim tjetėr.

Sistemi duket se funksionon. “Ka filluar vetėm prej dy javėsh, me festėn e 15 Gushtit nė mes, e kemi mbi 500 qytetarė qė kanė vendosur vetė takimet me sistemin e ri” thotė pėr Stranieriinitalia.it Fernando Santoriello, pėrgjegjės i Sportelit SUI tė Romės.

"Procedura e re - shton ai - e bėn mė tė ngushtė marrėdhėnien mes qytetarėve dhe sportelit tonė dhe na mundėson pėrmirėsimin e shėrbimit nė tė mirė tė tė gjithėve, duke reduktuar kohėn e pritjes. Mjafton tė mendohet se deri mė sot 40% e tė thirrurve nga ne nuk paraqiteshin sepse nuk i kishin tė gjitha dokumentet qė u duheshin; pa pėrmendur ata qė vinin por ishin tė detyruar tė riktheheshin pėr integrimin e praktikės. Tani ndryshon gjithēka: sapo kam nė dorė dokumentet qė duhen, vendos datėn e paraqitem nė Sportel".

Takimet pėr tė cilat vendoset vetė data e takimit janė:

1. Bashkimet familjare pėr dorėzimin e dokumenteve tė kėrkuara;
2. Tėrheqja e autorizimit (nulla osta) pėr punė (flukse sezonale, josezonale, konvertime);
3. Sanatoria: dorėzim i dokumentacionit tė kėrkuar dhe firma e kontratės sė Qėndrimit (prenotimi mund tė bėhet nga punėdhėnėsi apo punonjėsi, por nė datėn e prenotuar duhet tė paraqiten qė tė dy para sportelit unik);
4. Proēedura pėr hyrjen e parė tė tė huajve. Takimin mund ta marrin vetėm tė huajt qė kanė marrė vizė e kanė hyrė nė Itali. Pėr hyrjen e parė tė disa familjarėve mjafton vetėm njė prenotim me kodin identifikues tė kėrkesės (RM) dhe datėn e lindjes sė kėrkuesit.
5. Informacione.

"Praktika - saktėson Prefektura - futet nė sistem nga Sporteli kur ėshtė e plotėsuar me gjykimet pozitive tė Kuesturės dhe tė Drejtorisė Territoriale tė Punės dhe e gatshme pėr marrjen e takimit (‘in convocazione’). Nė rast se praktika ėshtė akoma nė pėrpunim e sipėr, nėse qytetari lė adresėn e-mail do tė lajmėrohet kur praktika e tij tė jetė gati nė mėnyrė qė tė mund tė prenotojė takimin".

Prefektur ka vėnė nė dispozicion tė qytetarėve njė libėrth udhėzimesh.
Kush has vėshtirėsi mund tė shkruajė nė adresėn e-mail immigrazione.pref_roma[at]interno.it: fut emėr mbiemėr, kodin e kėrkesės dhe shpjegon problemet e ndeshura. //shqiptari i italise//

HermesNews

stampa | chiudi