stampa | chiudi

Ekonomi

13/08/2013 12:30:55

Euro rregjistron vlerėn mė tė ulėt tė vitit

Kriza ndikon nė tė ardhurat nga emigrantėt dhe nga turizmi






TIRANE - Efekti i pushimeve verore nė kursin e kėmbimit tė lekut me euron kėtė vit ėshtė shumė i zbehtė. Monedha e pėrbashkėt europiane sot kėmbehej me 139.8 lekė, vlera mė e ulėt e regjistruar gjatė kėtij viti.

Mesatarisht, qė nga 15 Korriku e deri mė sot, euro ėshtė kėmbyer me 140.2 lekė. Kėto shifra janė ndjeshėm mė tė larta krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

Kursi mesatar pėr periudhėn 15 Korrik -13 Gusht vjet ishte 137.3 lekė, ndėrsa vlera minimale pėr tė njėjtėn periudhė ishte 137 lekė. Megjithatė, ekspertėt shprehen se, duke pasur parasysh nivelet ku ka qėnė kursi i kėmbimit mė herėt gjatė kėtij viti, sezoni pėrsėri ka sjellė njė forcim tė lekut.

Fakti qė kėtė vit monedha kombėtare ėshtė larg forcimit tė viteve tė mėparshme ėshtė sinjal i prurjeve mė tė vogla valutore hyrėse. Kriza duket tė ketė ndikuar nė tė ardhurat nga emigrantėt dhe nga turizmi, dy faktorėt pėrcaktues qė ndikonin nė rritje tė ofertės pėr euro dhe nė forcimin e lekut.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi