stampa | chiudi

Eksluzive

07/08/2013 15:19:55

Eksporti dhe Importi i eksperiencave tė qytetarėve qė banuan jashtė

Cfarė sjellin nė Shqipėri pas punės dhe karrierės jashtė, qytetarėt shqiptarė ? Intervistė me Bujar Shalen: nga administratat e Oslos nė Shkodėr. Pėrplasje dhe zhgėnjime, por nė fund, vullnet i fortė pėr tė ecur pėrpara. Shqipėria ėshtė vendi im






Pse u kthyet ?

Nuk jam kthyer pėrfundimisht, por vij shpesh nė Shqipėri dhe kam dėshirė tė kthehem. Po pėrpiqem vazhdimisht tė krijoj terrenin e pėrshtatshėm pėr t’u kthyer. Kur ikėm nga Shqipėria, para14 vitesh, isha 16 vjeē. Alternativa pėr tė ikur ishte mė tepėr njė zgjedhje e detyruar nga kushtet e vėshtira tė Shqipėrisė nė atė kohė sesa njė dėshirė e mirėfilltė pėr tė ikur nga vendi. Tani qė jam i stabilizuar nė njė vend tjetėr, nė njė fazė tjetėr tė jetės, ėshtė mė e vėshtirė tė kthehesh pas nga ēfarė duket nė pamje tė parė.

A mund tė na e pėrshkruani impaktin e parė qė patėt me vendin tuaj pas 14 vitesh ?

Eshtė shumė ndryshe nga Shqipėria qė kam lėnė unė kur kam ikur para 14 viteve. Vendi ka ndryshuar, njerėzit kanė ndryshuar. Vitet e para njerėzit dhe shoqėrinė tonė i shihja si me habi, sidomos mėnyrėn e tė jetuarit dhe funksionuarit nė tė pėrditshme. Si shumica e emigrantėve, ndihesha sikur s’kisha asgjė tė pėrbashkėt me vendin ndėrkohė qė unė isha po ai qė kisha jetuar pėr vite me radhė nė kėtė vend. Pa e kuptuar, tė jetuarit pėr vite me radhė jashtė shtetit, ka lėnė gjurmėt e veta tek unė.

Vėshtirėsitė dhe problemet qė ekzistojnė nė shoqėrinė shqiptare, mė kanė lėnė pėrshtypjen, sikur njerėzit janė bėrė mė egoistė dhe skeptikė karshi njeri tjetrit. Sinqeriteti dhe kultura e biznesit, nė pjesėn mv tė madhe tė shoqėrisė, janė akoma nė nivele primitive.

Efektiviteti dhe korrektėsia nė punė janė shumė mė ndryshe nga ajo qė jam mėsuar unė. Nė Shqipėri vazhdon akoma tė mbizotėrojė ligji i tė fortit, ”ligji i xhunglės”, ndėrkohė qė sistemi nga i cili uėe vij ėshtė krejt ndryshe. Shumėkush mund tė mos jetė dakord me mua dhe mund ta quajė kėtė kapitalizėm dhe jo ”ligji i xhunglės”, por atėherė do ju thoja kėtyre personave qė e kemi kuptuar gabim kapitalizmin.

Nė perpjekjet e mia pėr tė krijuar diēka nė Shqipėri, fatkeqėsisht, impakti i parė ka qenė zhgėnjim nga njė pėrballje me njė sistem i cili nuk e stimulon aspak njė iniciativė tė tillė. Shqiptarė nga jashtė tė cilėt duan tė kthehen shihen nė pėrgjithėsi si burim zhvatjeje nga sistemi burokratik i administratės dhe jo si potecial i nevojshėm pėr zhvillimin e vendit.

Realiteti shqiptar shpeshherė mė ka krijuar pengesa tė panevojshme tė cilat jo vetem nė Norvegji, por dhe nė vende qė mund tė krahasohen me Shqipėrinė, nuk egzistojnė. Shumė kohė e shpenzuar pėr gjėra aspak konstruktive ndėrkohė qė kjo kohe mund tė shfrytėzohet nė gjėra qė kanė mė vlerė.

Si jeni ndjerė gjatė qėndrimit tuaj nė vendlindje?

Nė fillim, i huaj nė vendin tim, pastaj me kalimin e kohės jam ambientuar. Jeta nė Shqipėri ėshtė shumė ndryshe nga realiteti norvegjez dhe duhet pak kohė pėr pėrshtatje. Duke qenė se unė kam provuar tė merrem me njė aktivitet privat, shpeshherė jam gjendur ngushtė pėr atė qė unė mund tė ofroja ose atė qė unė kėrkoja nga tė tjerėt.

Njerėzit silleshin sikur dinin gjithcka dhe nuk kishin nevojė pėr kėshilla, pėrvec aspektit monetar tė cėshtjes. Mendimi i parė qė lind ėshtė: si ka mundėsi qė kėto njerėz qė dinė kaq shumė vazhdojnė tė jetojnė nė kėto kushte dhe nė kėtė sistem dhe s'kane arritur pothuajse asgjė ? Mungesa e njė dialogu konstruktiv ishte e dukshme.

Shpejt e kam kuptuar qė ne shqipetarėt e kemi tė vėshtirė tė pranojmė kėshilla nga tė tjerėt dhe pėr mė tepėr tė na urdhėrojnė. Sa mė shpesh qė vija aq mė shumė ambientohesha me sistemin shqiptar dhe ēdo gjė bėhej mė e pėrtypshme pastaj. Nuk mund tė them jam bėrė 100% shqiptar nė kėtė sens, por mund tė them qė jam pėrshtatur mjaftueshėm qė tė funksionoj nė njė sistem tė tillė.

Nuk i kam menduar aspak tė lehta pėrpjekjet pėr t'u kthyer nė Shqipėri, por njėkohėsisht mė duhet tė pranoj qė nuk e kisha menduar kthimin si kaq tė vėshtirė dhe tė komplikuar.

Pėrveē kėsaj, nė Shqipėri, unė jam ndjerė shumė mirė nga ana sociale. Ndihem si nė shtėpinė time dhe kjo mė bėn qė unė tė vazhdoj tė provoj pėr t’ia arritur qėllimeve tė mia, pavarsisht kohės qė mund tė duhet pėr t'u realizuar.

Cfarė ju mungon mė tepėr gjatė qėndrimit tuaj nė Shiqpėri nga Norvegjia ?

Mė mungojnė tė mirat qė ka Norvegjia ashtu sikurse kur jam nė Norvegji mė mungojnė tė mirat qė ka Shqipėria. Por kot nuk janė dy vende tė ndryshme sepse sikur tė dyja vendet tė kishin tė mirat e secilit, do ishin vendet ideale pėr tė jetuar dhe vende ideale s'ka.

Ndėr gjėrat kryesore qė mė mungojnė janė anonimiteti dhe liria tė cilėn nuk e ke nė tė njėjtėn formė nė Shqipėri. Mė mungon njė sistem qė funksionon pothuajse nė ēdo detaj dhe ėshtė nė shėrbim tė qytetarit si dhe korrektėsia dhe sinqeriteti i njerėzve.

Mė mungojnė mundėsitė qė tė krijohen nė Norvegji nga sistemi, ajo qė individi ndjen qė bėn hapa pėrpara dhe ajo qė gjėrat funksionojnė deri nė detaj. Gjithēka varet nga dėshira personale pėr tė ecur pėrpara, puna dhe pėrkushtimi qė seicili vendos t'i dedikojė iniciativave personale.

Cfarė do t'i pėrmirėsonit realitetit tė shoqėrisė shqiptare ?

Lista e gjėrave qė kanė nevojė pėr pėrmirėsim nė Shqipėri ėshtė e gjatė. Unė po nisem nga eksperienca ime personale e punės nė Norvegji, nė fushėn e shėndetėsisė dhe administratės publike. Kėto dy fusha lėnė shumė pėr tė dėshiruar dhe mosfunksionimi i tyre sjell pasoja shumė tė rėnda pėr shoqėrinė shqiptare.

Njėkohėsisht nuk mund tė lė pa thėnė qė shoqėria shqiptare, sipas mendimit tim, ka mė shumė nevojė pėr sinqeritet, korrektėsi dhe ndjenjėn e bashkėsisė tė cilėn pothuajse e kemi humbur fare.

E thėnė kjo, nėse unė do kisha si pikė referimi vetėm problemet qė ka Shqipėria, nuk do provoja fare tė kthehesha. Unė kam zgjedhur tė shoh tė mirat dhe mundėsitė qė mė ofron vendi im pėr tė ardhmen dhe prandaj vazhdoj tė provoj.

A besoni se mund tė kapėrcehen problemet aktuale qė lidhen me rendin dhe sigurinė publike, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr ?

Po besoj qė mund tė kapėrcehen nė mėnyrė qė tė duken ndryshimet por jo tė zgjidhen plotėsisht. Nė njė kohė relativisht tė shkurtėr mund tė kapėrcehen kėto probleme nė nivele tė kėnaqshme pėr realitetin shqiptar. Ky do ishte njė fillim shumė i mirė pėr tė arritur nė nivelet qė rendi dhe siguria publike tė pėrceptohen si tė tilla edhe nga tė huajt. Pėr kėtė tė fundit do duhen disa vite, perspektive me afatgjatė.

Qė tė kapėrcehen kėto probleme, duhet qė shoqėria shqiptare tė ketė respekt pėr institucionet shtetėrore dhe veēanėrisht policinė. Ky respekt nuk mund te krijohet per nje kohe te shkurter. Ne vendet perendimore ky respekt ėshtė krijuar me vite dhe me breza. Nė fillim ka qene i detyruar nga forca e ligjit qė zbatohet pa kompromise dhe pastaj ka kaluar nga brezi nė brez si normė kulturore dhe normė sjellje.

Besoj sė Shqipėrisė i duhen disa vite pėr tė arritur nė njė nivel tė tillė ku respekti ndaj insitucioneve tė behet normė sjellje dhe pėr rrjedhoje tė ketė me shumė rend dhe siguri publike.

Mendoni tė ktheheni pėrfundimisht ?

Po e mendoj dhe e vlerėsoj seriozisht. Pavarsisht atyre qė pėrmenda me sipėr, dėshira pėr t’u kthyer vazhdon tė jetė mė e madhe sesa vėshtirėsitė qė kam hasur deri tani. Derisa do tė zgjasė kjo dėshirė unė nuk di, fazat e jetės ndryshojnė edhe njeriu ndryshon ndaj koha do ta tregojė.

Jeni optimist ?

Pa dyshim qė jam optimist, ndryshe nuk do vazhdoja tė provoja. //HermesNews - ©2013//

Intervistoi Doriana Metollari

stampa | chiudi