stampa | chiudi

Aktualitet

25/07/2013 17:57:09

Parakalimi i gabuar: aksident ne aksin Memaliaj-Krahs

Nderron jete nje prej te plagosurve






(18:07) Viktima eshte Kadri Rrapaj 62 vjeç. Djali i tij Erjon Rrapaj 23 vjeç, ndodhet ne reanimacion. I plagosuri tjeter quhet Rakim Rrapaj 53 vjeç. I plagosuri tjeter ne furgon quhet Ardit Meta 26 vjeç dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

GJIROKASTER - Nje parakalim i gabuar i ka kushtuar jeten nje prej pasagjereve te perfshire ne aksidentin e sotem ne aksin rrugor Memaliaj-Krahs. Nje automjet me targa Tirane TR 0907 L, me qe po udhetonte nga Tepelena ne Tirane, u fut ne parakalim te gabuar dhe eshte perplasur me automjetin tip benz me targa AA567 ET. Si pasoje jane plagosur drejtuesit dhe dy pasagjeret qe ndodheshin ne Benz. Me pas njeri prej tyre ka nderruar jete ne spital.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi