stampa | chiudi

Ekonomi

25/07/2013 11:22:12

Thirrje pėr konsum nė Greqi

Pėrballė kritikave qė mbronin faktin se hapja e dyqaneve tė dielave nuk do tė ndryshonte fuqinė blerėse tė popullit, zėvendėsministri Thanasis Skordhas theksoi konsumin nė rritje nė Greqi duke marrė si shembull shitjet e larta tė aparateve celularė tip 'smartphone'






ATHINĖ - Zv.ministri grek i zhvillimit shkaktoi zemėrim gjatė debatit tė djeshėm parlamentar mbi hapjen e zgjatur tė dyqaneve ditėn e diel duke mbrojtur me pasion tė drejtėn e bashkėqytetarėve tė tij pėr konsum edhe pse ata marrin njė rrogė prej 500 eurosh.

''Pėrballė kritikave qė mbronin faktin se hapja e dyqaneve tė dielave nuk do tė ndryshonte fuqinė blerėse tė popullit, zėvendėsministri Athanasios Skordas theksoi konsumin nė rritje nė Greqi duke marrė si shembull shitjet e larta tė aparateve celularė tip smartphone gjatė viteve tė fundit, pavarėsisht krizės", njoftoi agjencia greke e lajmeve, ANA.

"Ajo qė dua tė them ėshtė se askush nuk mund t'i diktojė konsumatorit atė qė mund tė blejė me rrogėn e tij prej 500 eurosh. Ėshtė puna e tij nėse i shpenzon paratė pėr njė 'smartphone' apo pėr kulturėn e tij", u shpreh zėvendėsministri.

Ai theksoi se Greqia ankohej pėr vuajtje dhe mjerim, nė vend qė tė vazhdonte me hapjen e dyqaneve me orare sipas dėshirės sė konsumatorėve.

Projektligji u miratua nga shumica e parlamentarėve. Ai parashikonte se pėrveē shtatė tė dielave tashmė tė vendosura pėr hapjen e dyqaneve, autoriteteve lokale do t'u jepej njė afat tremujor pėr vendosjen e tė dielave tė tjera gjatė tė cilave dyqanet do tė qėndrojnė hapur.

Projektligji hasi nė kundėrshtinė e sindikatave, kishės dhe tregtarėve tė vegjėl, sipas tė cilėve vetėm rrjetet e mėdha tė dyqaneve do tė pėrfitonin nga kjo reformė.

Tė ardhurat e qytetarėve grekė janė u goditėn rėndė nga recesioni qė mundon vendin prej mė shumė se gjashtė vjetėsh si dhe nga masat e kursimit.

Sipas njė studimi tė OKB-sė, mė shumė se njė nė tre qytetarė jetojnė nė varfėri. Rroga minimale ėshtė ulur nė 580 euro.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi