stampa | chiudi

Botė

22/07/2013 07:21:16

Termet ne veri-perendim te Kines

19 viktima dhe mbi 270 te plagosur





KINE- Deri tani 19 vete kane vdekur dhe 270 te tjere jane plagosur si pasoje e nje termeti qe ka goditur kete mengjez provincen Gansu ne veri-perendim te Kines. Termeti me magnitude 6.6 balle sipas shkalles rihter, ka ndodhur ne oren 7.45 minuta te mengjesit ne afersi te qytetit Dinxi.

Epiqendra e temretit eshte lokalizuar ne nje thellesi prej 20 kilometrash. Deklaratat nga policia rajonale, bejne te ditura se pjesa me e madhe e qytetezes dhe fshatrave perreth jane tronditur dhe demtuar jo pak. Qytezat e Meichuan dhe Puma jane demtuar seriozisht, nderkohe qe shume banesa dhe ndertesa sipas byrose se mbrotjes civile jane demtuar rende.

Ushtria, policia dhe te tjere perfaqesues te rendit, jane nisur menjehere per te ndihmuar personat qe qe kane nevoje te menjehershme pas demeve te shkaktuara nga termeti. Termeti eshte ndjere edhe ne zonen perrreth si Longnan dhe Tianshui si dhe ne kryeqytetin e provinces Lanzhou.

Edison Myrteza

stampa | chiudi