
Sport
20/07/2013 17:46:50
Lojtari me i vjeter i Kampionatit te Anglise
Phillips, ka nenshkruar ne moshen 40-vjeçare nje kontrate per nje vit me klubin anglez
TIRANE - Kevin Phillips, heroi i kalimit ne Premier League sezonin e fundit me Crystal Palace, ka nenshkruar ne moshen 40-vjeçare nje kontrate per nje vit me klubin anglez. Phillips do te jete lojtar me moshe me te madhe ne kampionatin e Anglise ne sezonin e ardhshem. A ishte huazuar ne janar te 2013 te Crystal Palace nga Blackpool dhe realizoi nje fundsezoni te paperseritshem, kur shenoi nje gol vendimtar ne play-off, duke e çuar ekipin londinez ne elite. Phillips, ish-lojtar i Sunderland, shenoi penalltine e fitores ne kohen shtese ne finalen ndaj Watford. Para tij, vetem Teddy Sheringham e Gordon Strachan kishin luajtur ne D1 anglez ne moshen 40-vjeçare.