
Aktualitet
03/07/2013 15:15:00
Berisha hedh nė garė Lulzim Bashėn, kandidat kryesor
''Kam dėgjuar dhe ndjerė tronditje, zhgėnjim e madje edhe zemėrim pėr njė rezultat, tė cilin askush prej nesh nuk e pėrfytyronte vetėm pak ditė mė parė''
TIRANĖ - Anėtari i kryesisė sė Partisė Demokratike, Lulzim Basha, shpalli sot zyrtarisht kandidaturėn e tij pėr kreun e kėsaj partie. Gjatė njė deklarate pėr shtyp, nga selia e kėsaj partie, Basha informoi opinionin publik pėr pėrfshirjen nė kėtė garė tė hapur, ēka e cilėsoi si njė ndėr vendimet mė tė vėshtira tė jetės sė tij.
Pas njė reflektimi tė gjatė, pas mijėra mesazheve tė anėtarėve dhe militantėve tė Partisė Demokratike dhe pas njė bisede me kryeministrin Berisha, jam sot para jush pėr tju komunikuar njė nga vendimet mė tė vėshtira dhe tė kthjellėta tė jetės time, vendimin pėr tė kandiduar pėr kryetar tė Partisė Demokratike, deklaroi Basha.
Duke folur mbi humbjen e sė djathtės nė zgjedhje, Basha tha se, kam dėgjuar dhe ndjerė tronditje, zhgėnjim e madje edhe zemėrim pėr njė rezultat, tė cilin askush prej nesh nuk e pėrfytyronte vetėm pak ditė mė parė. Por kam ndjere po kėshtu nė shtrėngimin e ēdo dore, vendosmėrinė pėr tu ringritur, kam lexuar nė sytė tuaj forcėn pėr tu pėrballur me sfidat qė na presin dhe kam dėgjuar nga zemrat tuaja thirrjet pėr tė nisur tė gjithė sė bashku, plot shpresė, besim dhe energji, njė fillim tė ri nė rrugėn drejt rikthimit si mazhorancė.
Teksa u ndal tek vlerėsimi i historikut tė kėsaj forcė politike dhe nė mėnyrė tė veēantė e liderit tė saj historik Sali Berisha, Basha theksoi, Jam thellėsisht i vetėdijshėm se sa pėrgjegjėsi e madhe ėshtė tė kandidosh pėr kreun e njė partie qė ka lindur nga lėvizja historike e dhjetorit 1990, e njė partie qė ka ndryshuar historinė e Shqipėrisė sė re, qė ėshtė udhėhequr nga Sali Berisha, qė ka patur nė krye tė saj qė prej fillimit elitėn e mendjes, shpirtit dhe kurajos pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė dhe demokratike. Askush nuk e zėvendėson dot Sali Berishėn, ai ėshtė lideri ynė historik dhe burim i pashtėrshėm force, energjie dhe krenarie pėr ēdo demokrat. Ai ėshtė mė shumė se njė simbol, vetė ndėrgjegjia e Partisė Demokratike, vlerėsoi ai.