stampa | chiudi

Kulturė

29/06/2013 06:43:41

Reēel me lėkura bostani

nga Brunhilda Ēela







Sekretet e aromave tė Brunhildės Gjėja e parė qė ju duhet pėr kėtė recetė ėshtė njė shalqi lėkure trashė, kėtė fat unė nuk e pata se i imi nuk ishte, prandaj u detyrova tė mbaja dhe pak nga ajo pjesė rozė.

Mirė ėshtė tė mos ketė asnjė pjesė rozė t'i hiqet komplet, por kėtij timit po t'ia hiqja nuk i ngelej shumė trashėsi, megjithatė nėse nuk e keni aq tė trashe mos u mėrzisni pasi gjatė zierjes nuk duket ndryshimi dhe del pėrsėri shumė i shijshėm.

Unė kisha lėkura tė qvruara tė pastruara rreth 2 kg. Unė i bėj me thikė me dhėmbėza se ashtu dalin mė bukur, ju bėjini si tė doni vetė. I futa nė fillim rreth 2 orė nė ujė gėlqereje duke pėrgatitur tretėsirėn 2 lugė gėlqereje pėr 3 l ujė.

Lėkurat duhet tė notojnė nė tretėsirė. Gėlqeren mund ta pėrzieni dhe kulloni, merrni vetėm pjesėn qė del lart, por unė e bėj kėshtu pasi kam parė time vjehrrė qė nuk e kullon dhe i bėhet shumė e mirė gjithashtu ime gjyshe e kullonte merrte vetėm ujin lart tė pastėr tė gelqerės dhe aty fuste lėkurat.

Pasi kanė kaluar 2-3 orė nė ujin e gėlqeres lėkurat i shpėrlajmė mirė i ziejmė sa marrin dy-tre valė i shpėrlajmė me ujė tė ftohtė i ziejmė pėrsėri i shpėrlajmė.

Pastaj pėrgatisim shėrbetin 2 kg sheqer, 3 gota ujė dhe lėkurat i hedhim aty i ziejmė sa fillojnė tė marrin njė ngjyrė tė lehtė. Kur shėrbeti ėshtė gati kuptohet se bėn njė si fishkėllime. Nė fund fare i hodha dhe lėngun e njė limoni dhe ca gjethe barbarozė tė freskėt. Disa nuk i hedhin gjethe barbarozė e duan me aromėn karakteristike tė shalqinit (bostanit) ju bėjeni si doni. Disa i hedhin edhe pak vanilje pėr mua kėtu vetėm barbaroza shkon ose asgjė fare.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi