stampa | chiudi

Ekonomi

28/06/2013 17:16:22

Shah Deniz miraton zyrtarisht TAP

Konsorciumi, i pėrbėrė prej gjigantėve






BAKU - Konsorciumi azer i "Shah Deniz II" zgjodhi projektin gazsjellės TAP pėr shpėrndarjen e gazit nė Europė, duke anashkaluar Rusinė, deklaroi sot drejtori rajonal i gjigantit britanik "British Petroleum", Gordon Birrell.

Konsorciumi, i pėrbėrė prej gjigantėve "British Petroleum", "Statoil" (Norvegji), "Total" (Francė) dhe "Socar" (Azerbaixhan), parapėlqeu kėtė projekt ndaj atij konkurrent tė paraqitur nga "Nabucco-West".

Projekti gazsjellės TAP (Trans Adriatic Pipeline) do tė lidhė kufirin greko-turk me Italinė, duke kaluar nga Greqia dhe Shqipėria, e mė pas nė Adriatik. Nė etapėn e parė gazsjellėsi do tė dėrgojė 10 miliardė metra kub gaz drejt tregut italian.

Presidenti Nishani e cilėsoi si “njė lajm shumė tė mirė dhe tė gėzueshėm pa masė pėr Shqipėrinė, e cila bėhet pjesė e njė Projekti tejet tė rėndėsishėm nga pikėpamja gjeostrategjike, me njė efekt tė madh pėr ekonominė dhe energjinė e rajonit dhe, veēanėrisht, tė vetė Shqipėrisė”.

HermesNews - © 2013

stampa | chiudi