stampa | chiudi

Analiza

24/06/2013 21:58:33

Kjo nuk ėshtė Rilindja e Ramės

nga Doriana Metollari






HermesNews - E kisha parashikuar fitoren e Ramės, pėr nga forma me tė cilėn ai zhvilloi fushatėn elektorale. Online (sidomos ne fillim) dhe terren. Kohėt e fundit nė tv.

Socialistėt ideuan Rilindjen dhe programi ishte tejet i gjetur. Plus qė njerėzit votuan sepse besojnė nė njė ndryshim. Rilindja do tė fillojė ta bėjė ndryshimin qė me mėnyrėn sesi do tė sillet me kundėrshtarėt e tij. Do tė ketė forcėn tė ndėrtojė mbi atė qė filluan tė tjerėt, pa denigruar punėn e tyre ?

Do tė ketė forcėn t'i japė Shqipėrisė njė imazh tė ri, para Europės, me ide tė qarta dhe vizione tė hapura ?

Do tė mund t'i japė Shqipėrisė njė Rilindje, pa u fokusuar vetėm tek Rilindja e vet ?

Unė besoj se socialistėt mund ta bėjnė ndryshimin e vėrtetė, nėse tregojnė se forma e qeverisjes sė tyre do tė jetė njė forme e re, jo hakmarrėse, jo denigruese, por ndėrtuese me debate pa paragjykime.

Besoj se fati dhe e ardhmja e Shqipėrisė, me dhe pa Europėn, flas pėr Shqipėrine time, ate tė bekuarėn e Zotit, qė vetes nuk ia di kurrė vlerat, pra fati i saj, varet tek edukimi dhe kultura qė liderėt, i japin brezave.

Tė gjitha krahėt pa pėrjashtim, demokratė dhe socialistė, apo tė tjerė. Tė gjithė kanė vėnė njė gurė aty ku kanė menduar se duhet, mirė apo keq. Do ta kishin bėrė mė mirė, nėse do tė ishin qenė mė pak tė impenjuar sė qėni tė konflik me kundėrshtarin.

Besoj se nėse socialistėt do tė shfrytezojnė profesionalizmin e profesionistėve tė vėrtetė, do tė mund tė krijojnė njė klimė shumė tė mirė pune.

Ky ėshtė njė fillim i mbarė. E rėndėsishme ėshtė qė kjo tė mos bėhet njė ditė Rilindja e Rames, sepse centralizimi i pushtetit ėshtė diktaturė dhe diktatura ndrydh energjitė e njerėzve.

Kjo ėshtė Rilindja e shqiptarėve dhe shqiptarėt janė tė gjithė.

Shqiptarėt janė dhe ata qė nuk kanė votuar dhe ata qė janė nėpėr burgje e qė meritojnė njė trajtim njerėzor, ata qė ngujohen, ata qė janė pa punė.

Nė kėto zgjedhje nuk pat dėshmor, pat njė viktimė tė njė sistemi qė deri tani ka ushqyer vetėm dhunė. Sa keq, mund tė kishin bėrė mė mirė, shumė mė mirė se kaq.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi