stampa | chiudi

Aktualitet

24/06/2013 08:06:57

Policia shoqeron materialet zgjedhore

Policia e Shtetit njofton se gjatė gjithė procesit tė shoqėrimit tė kutive tė votimit, nuk ėshtė evidentuar asnjė incident dhe dorėzimi i tyre nga uniformat blu ėshtė bėrė konform akteve ligjore






TIRANĖ - Policia e Shtetit bėn tė ditur se ka pėrfunduar procesi i shoqėrimit tė materialeve zgjedhore nė Vendet e Numėrimit tė Votave, ku janė dorėzuar tė gjitha kutitė me materialet zgjedhore. Pėrmes njė deklarate pėr mediat tė mėngjesit tė sė hėnės, Policia e Shtetit njofton se gjatė gjithė procesit tė shoqėrimit tė kutive tė votimit, nuk ėshtė evidentuar asnjė incident dhe dorėzimi i tyre nga uniformat blu ėshtė bėrė konform akteve ligjore, duke marrė dhe procesverbalet pėrkatėse.

Tė gjitha strukturat vendore tė Policisė sė Shtetit aktualisht janė angazhuar dhe kanė marrė njė sėrė masash pėr sigurimin e Vendeve tė Numėrimit tė Votave dhe kanė marrė nė ruajtje 89 VNV, nė tė gjithė vendin.

- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė 18 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr 4 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Vlorė 9 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Durrės 7 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Elbasan 10 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Korēė 8 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Kukės 3 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Dibėr 3 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Shkodėr 8 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Fier 10 VNV,
- Nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Berat 5 VNV,
- Drejtoria e Policisė sė Qarkut Lezhė 4 VNV,

Ēdo veprim i punonjėsve tė Policisė do tė realizohet bazuar nė Vendimet e Komisioneve Zonale tė Administrimit Zgjedhor nė pėrputhje tė plotė me dispozitat e legjislacionit zgjedhor.

Policia e Shtetit do tė vijojė pėrmbushjen e detyrave qė i ngarkon ligji nė kuadėr tė procesit zgjedhor me tė njėjtin angazhim maksimal, duke vepruar me profesionalizėm dhe duke respektuar me korrektėsi ligjin, thuhet nė deklaratėn zyrtare tė Policisė.

Komunikatė pėr Shtyp

stampa | chiudi