stampa | chiudi

Botë

15/06/2013 15:58:47

EBU, denon mbylljen e ERT-se

Veprim antidemokratik dhe jo profesional





LONDER- Transmetuesi i Perbashket Europian “EBU”, ka kontaktuar me qeverine greke duke i kerkuar urgjentisht te rihape stacionin televiziv publik ERT, pasi ky i fundit shkeputi sinjalin e transmetimit kete te marte. Presidenti i EBU-se, Jean-Paul Philippot, ka marre ne dore nje peticion te firmosur nga 51 drejtore te mediave te ndryshme europiane. Veprimin e qevierse greke, EBU e ka quajtur si “anti-demokratik” dhe teper “jo profesional”.

Nga ana tjeter, qeveria greke ka deklaruar se mbyllja e televizionit publik ERT, ka qene nje vendim i veshtire por teper i rendesishem per shkak te problemeve teper te medha financiare qe po kalon vendi. Gazetaret kane refuzuar te levizin nga ndertesa e RTV-se publike, nderkohe qe transmetimi po vazhdon ne menyre satelitore dhe ne internet me ndihmen e vete institucionit te EBU-se.

Me tre kanale publike dhe kater radio kombetare dhe disa rajonale, media publike greke ishte ne transmetim qe prej vitit 1939. Fill pas mbylljes, rreth 2700 punonjes humben punen, por ata “sipas vendimit te qeverise”, kane te drejte te aplikojne per vendin e ri te punes menjehere pas rihapjes se televizionit me staf shume te reduktuar.

Edison Myrteza

stampa | chiudi