
Aktualitet
13/06/2013 16:24:14
KQZ nuk vendos pėr teknologjinė e zgjedhjeve
KQZ, nė ditėt nė vijim pritet tė shqyrtojė raportet e hartuara nga administrata zgjedhore dhe kompania spanjolle INDRA pėr tė marrė mė pas njė vendim pėr zbatimin ose jo tė tyre mė 23 qershor
TIRANĖ - Dy projektet pilot tė pėrdorimit tė teknologjisė nė zgjedhje kanė mbetur pezull dhe ende nga KQZ nuk ėshtė marrė njė vendim pėr aplikimin e tyre ditėn e votimeve mė 23 qershor.
Testet e zhvilluara nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanė shfaqur probleme dhe mund tė rrezikojnė zbatimin e projekteve, atė tė verifikimit tė zgjedhėsve nė qarkun e Tiranės dhe tė numėrimit elektronik tė votave nė qarkun e Fierit.
KQZ, nė ditėt nė vijim pritet tė shqyrtojė raportet e hartuara nga administrata zgjedhore dhe kompania spanjolle INDRA pėr tė marrė mė pas njė vendim pėr zbatimin ose jo tė tyre mė 23 qershor.Numėrimi elektronik i votave, i parashikuar nė qarkun e Fierit, ka shfaqur probleme, pasi nga testet e realizuara ėshtė konstatuar se sistemi vepron mė ngadalė se sa numėrimi manual i komisionerėve nė vendet e numėrimit tė votave. Njė tjetėr problem i paraqitur nė kėtė projekt lidhet me sistemin, i cili ėshtė llogaritur tė numėrojė njė fletė votimi me 42 emra partish dhe kandidatėsh, ndėrkohė qė realisht janė 66 tė tillė.
Probleme janė paraqitur dhe nė testin e zhvilluar nė Tiranė pėr identifikimin elektronik tė zgjedhėsve, pėrmes kartės sė identitetit. Pajisjet e ofruara nga kompania INDRA, ndėrsa arrijnė tė identifikojnė nėse dokumenti ėshtė origjinal apo i falsifikuar, nuk mund tė pėrcaktojnė nė kohė reale nėse njė zgjedhės ka votuar nė mė shumė se njė qendėr votimi.