stampa | chiudi

Analiza

13/06/2013 14:52:15

Taksa e sheshtė dhe progresive: ēfarė mendojnė biznesmenėt ?

Arsye pro dhe kunder takses.






TIRANE - Presidenti i Unionit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė, Ilir Zhilla, nė njė intervistė analizoi efektet e fushatės elektorale nė ekonominė shqiptare, ashtu si edhe platformat ekonomike tė tė dy kampeve.

Siē ndodh nė prag tė ēdo fushate elektorale ekonomia ka pauzat e veta, aq mė tepėr kur palėt politike janė tepėr tė kundėrta nė objektivat e veta, thekson Zhilla. Ai ndan mendimin se nė kėto kushte ėshtė krejt normale qė biznesi tė vėzhgojė dhe tė ndjekė me vėmendje strategjinė e tė dy palėve politike.

Nė kėtė situatė disa biznese, si ai i reklamave, shėrbimeve qė kanė lidhje me politikėn, kanė njė dinamikė mė tė madhe, ndėrkohė, thekson Zhilla, investimet janė nė pauzėn e vet, praktikė e situatės parazgjedhore siē edhe ndodh.

I pyetur mbi dy propozimet e kampeve, taksėn e sheshte dhe atė progresive, Zhilla shpjegon se thelbi i taksės sė sheshtė dhe taksės porgresive duhet kuptuar nė atė se ēfarė gjeneron nė ekonomi sepse pa u gjeneruar ekonomia nuk ka me ēfarė tė kemi buxhete pozitive familjare dhe nacionale.

"Mendimi i biznesit ėshtė se taksa e sheshtė duhet mbėshtetur dhe duhet tė qėndrojė pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė Shqipėri, pasi ka dhėnė efektivitet dhe e ka bėrė ekonominė shqiptare tepėr konkuruese. Ky ėshtė fakt qė ilustrohet me rritjen e investimeve tė huaja qė pėr rajonin ne jemi nė krye", deklaron Zhilla.

Sa i takon faktit se sa do tė zbatohen premtimet e bėra nga politikanėt, Zhilla thotė se duke analizuar maxhorancėn e sotme ne kemi elementė pozitive, pasi njė pjesė e madhe e tyre janė bėrė fakt i kryer. Ndėr to, shprehet mė tej ai, janė zerimi i tatimit pėr tė ardhurat personale deri nė 30 mijė lekė, heqja e TVSH-sė pėr njė sėrė pajisjesh dhe makinerish pėr bujqėsinė, investimet nė energjetike, heqja e TVSH-sė pėr njė sėrė lėndėsh tė para nė ndėrtim si ēimenteo, hekura, etj.

Pėrgjatė kėtyre 8 viteve, sipas Zhillės, biznesi ka njė praktikė pozitive midis tė thenės dhe tė tė bėrit pėrsa i pėrket premtimeve tė kėsaj maxhorance. Nė palėn tjetėr, thotė Zhilla, ne shohim njė konfuzion nė ato ēfarė thuhen, si thuhen dhe si ndryshohen nė vijimėsinė e tyre.

"Por pėr biznesin mbetet e pakuptimtė sidomos ideja pėr heqjen e TVSH-sė pėr ushqimet, e cila ėshtė njė goditje direkte e biznesit vendas, konkretisht bujqėsisė, e cila nė kėto 8 vite ka arritur tė konsolidohet dhe tė ketė progresin mė tė mirė nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė. Pėr mė tepėr qė janė bėrė investime shumė tė mėdha dhe cilėsore si pėrsa i pėrket industrisė sė qumėshtit, gurit, misrit, mishit, etj. Heqja e importeve tė kėtyre produkteve do tė thotė tė nxjerrėsh produktet vendase jashtė loje. nė njė kohė, kur ne kemi njė problem. Kemi luajtur me njė treg tė hapur dhe pa barriera. Eshtė shumė e rėndėsishme qė ne tė vendosim reciprocitetin me vendet e rajonit. Ato barriera qė kanė vendosur karshi nesh t'i kemi edhe ne", tha ndėr tė tjera Zhilla.

Lidhur me taksėn progresive, sipas Zhillės, biznesi ka justifikimin e vet. "Taksa progresive ėshtė taksa e ideologjisė sė krahut tė majtė. E mirėkuptojmė, por nonsens ėshtė fakti qė Partia Socialiste pėrpiqet tė bindė biznesin pėr dobinė e kėsaj. Kjo mund tė ketė dobi pėr shtresat e tjera, por asnjėherė pėr biznesin dhe pėr dinamiken pozitive tė ekonomisė", thekson Zhilla.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi