stampa | chiudi

Ekonomi

11/06/2013 18:18:57

Ulet interesi i bonove tė thesarit

Sipas Bankės sė Shqipėrisė, yield-i mesatar i ponderuar pėr bonot me afat maturimi 12 mujor ishte 5.59%, nga 5.73% nė ankandin e mėparshėm






TIRANE - Yield-i (interesi) i bonove tė thesarit shėnoi njė ulje tė mėtejshme nė ankandin zhvilluar kėtė tė martė, ku u shitėn 13.3 miliardė lekė bono thesari. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, yield-i mesatar i ponderuar pėr bonot me afat maturimi 12 mujor ishte 5.59%, nga 5.73% nė ankandin e mėparshėm. Pėr bonot 6 mujore, yieldi zbriti nė 5.51%, nga 5.79% qė ishte nė ankandin e mėparshėm. Kėrkesa e lartė pėr tė blerė bono thesarit (shuma e kėrkuar ishte gati 19 miliardė lekė, nga rreth 13 miliardė lekė, qė ishin bono nė shitje) ėshtė njė nga arsyet kryesore qė po ndikon nė uljen e kostos sė financimit tė qeverisė. Por, ndėrsa yield-i i bonove tė thesarit po reflekton politikėn monetare lehtėsuese tė Bankės sė Shqipėrisė, e cila ka ulur gjashtė herė normat e interesit gjatė dy viteve tė fundit, nė nivel minimum historik prej 3.75% nuk po ndodh e njėjta gjė me koston e kredisė nė lekė, ndonėse bankat nė pėrgjithėsi indeksojnė interesat e kredive me yield-in e bonove tė thesarit.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi