
Botė
11/06/2013 15:51:42
Frigoriferi pa korent: shpikja e Caterina Falleni-t
Caterina, njė studente italiane qė fitoi njė bursė studimi nė Singularity University, u bė e njohur nga tė gjithė pėr idetė e saj pėrparimtare pėrsa i pėrket shpikjeve tė reja teknologjike
NASA - Para mė shumė se njė muaji Caterina dhe zbulimi i saj i frigoriferit pa elektricitet bėnė lajm nė tė gjitha gazetat. Caterina, njė studente italiane qė fitoi njė bursė studimi nė Singularity University, u bė e njohur nga tė gjithė pėr idetė e saj pėrparimtare pėrsa i pėrket shpikjeve tė reja teknologjike.
Ajo mendon se studimet jashtė vendit tė saj e kanė shtyrė qė tė ketė njė vizion mė tė gjerė tė botės nė pėrgjithėsi . Kėshtu ajo ka filluar ta shohė botėn pa ato pengesat dhe limitet qė e tundonin mė parė. Duhet vendosmėri dhe kėmbėngulje pėr tė arritur atė qė dėshiron.
Ajo mendon se projekti i saj, Freeijis, pra frigoriferi pa elektricitet, do tė ishte shumė mė i nevojshėm nė vendet e varfėra tė cilėt nuk kanė mundėsi tė vėnė nė punė pajisjet teknologjike moderne si nė vendet e Perėndimit.
Freeijis ėshtė i bazuar nė idenė e evaporative cooling, i njėjti mekanizėm qė me anė tė djersitjes rregullon temperaturėn e trupit. Edhe vetė fjala Freeijis pėrbėhet nga tre elemente domethėnėse: Free, Iji (i freskėt, nė gjuhėn swahili) dhe S, simboli i entropisė.
Pasi pėrfundoi studimet nė Singularity University, ajo vazhdon ende tė bashkėpunojė me grupin e miqėve dhe po pėrgatisin projektin Axelera, njė platformė online pėr tė njohur mė mirė dinamikat dhe teknologjitė eksponenciale dhe pėr tė favorizuar krijimin njė lidershipi italian nė kėtė fushė.