stampa | chiudi

Ekonomi

28/05/2013 15:28:24

Propozimet e biznesit pėr amnistinė

DHTI kėrkon ndėrhyrjen me akte ligjore qė mundėson kompensimin ose pezullimin e afateve tė pagesave pėr detyrimet tatimore si Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar dhe Tatim Fitimi nė favor tė tė gjitha kompanive private






TIRANE - Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė dhe pėrfaqėsuesit e shoqatave tė sipėrmarrjes private, duke vlerėsuar me objektivitet krizėn ekonomike si dhe pasojat e saj nė ekonominė shqiptare, kėrkojnė njė zgjidhje tė shpejtė tė situates, e cila do tė jetė efektive nė terma afatgjatė pėr ekonominė e vendit.

DHTI kėrkon ndėrhyrjen me akte ligjore qė mundėson kompensimin ose pezullimin e afateve tė pagesave pėr detyrimet tatimore si Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar dhe Tatim Fitimi nė favor tė tė gjitha kompanive private, kur shuma e detyrimit qė sistemi i buxhetit tė shteti i ka kėtyre kompanive, ėshtė mė e madhe se shuma e detyrimeve tatimore qė kompanitė kanė pėr tė shlyer.

Tė aplikohet fuqia vepruese e ligjit nr. 10 418 tė datės 21 prill 2011, pėr "Legalizimin e kapitalit, dhe faljen e njė pjese tė borxhit tatimor dhe doganor" 2011, 2012, duke pėrfshirė nė kėtė ligj propozimet e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė dhe shoqatave tė biznesit.

Nė tė gjitha rastet pėr subjektet qė pėrfitojnė nga ky ligj, organet e specializuara tė hetimit nuk mund tė fillojnė ndjekjen penale duke u bazuar nga deklarimet vullnetare sipas kėtij ligji.

Nė rastet e fillimit tė ndjekjes penale, organet e specializuara tė hetimit kanė detyrimin dhe pėrgjegjėsinė pėr mbledhjen e provave dhe dokumenteve lidhur me ngritjen e akuzave dhe argumentimin e tyre nė Gjykatė.

Nė Nenin 18, tė pėrcaktohen qartė ēfarė detyrimesh tatimore pėrfshihen nė kėtė ligj. Tė gjitha gjobat e vėna nga institucionet shtetėrore ndaj qytetarėve shqiptarė dhe sipėrmarrrjes shqiptare. Si psh: gjobat e vendosura nga hipotekat pėr dorėzimin e kontratave tė shitjeve me vonesė apo procedurat e tjera si kjo.

Tė gjitha gjobat e vėna nga tė gjitha drejtoritė dhe inspektoriatet qė operojnė nė territorin e Shqipėrisė deri nė datė 31.12.2010. Tė gjitha detyrimet tatimore qė kanė tė bėjnė me marrėdhėnien biznes-sistem fiskal. Neni 21 tė ndryshojė si mė poshtė: Tarifa e pagesės duhet tė jetė jo mė shumė se 20%. Neni 22 tė ndryshojė si mė poshtė: Deklarimi vullnetar i detyrimit tatimor

Tatimpaguesit, tė cilėt pėr periudhat tatimore deri mė 31.12.2010 kanė deklaruar shumėn e detyrimit tatimor mė tė vogėl se detyrimin real, kanė tė drejtė qė brenda periudhės sė kėtij ligji tė vetėdeklarojnė detyrimet tatimore pranė zyrės sė tatimeve, deklarime kėto qė duhet tė verifikohen dhe legjitimohen nga zyra e tatimeve nėpėrmjet kontrollit.

Tarifa qė aplikohet nė kėto raste do tė jetė 30% e detyrimit duke falur pjesėn tjetėr tė detyrimit, gjobat dhe kamatvonesat. Dispozitat e pikės 2 tė nenit (18) tė kėtij ligji lidhur me kompensimin e tepricave kreditore zbatohen nė kėtė rast.

Pėr efekt tė kėtij ligji, tė gjitha kontrollet e ushtruara nė subjektet tatimpaguese deri nė 31.12.2010 si dhe tė gjitha kontrollet qė do tė kryhen sipas procedurės sė vetėdeklarimit nuk mund tė rishikohen nėpėrmjet procedurės sė rikontrollit pėr asnjė lloj arsye nga administrata e sistemit fiskal.

Sa I pėrket pėrdorimit dhe destinacionit tė fondeve, 65 % e fondeve tė mbledhura nga ky ligj tė pėrdoren nga buxheti i shtetit sipas nevojave tė tij. 30 % e kėtyre fondeve tė mbledhura tė pėrdoren si grant pėr kredidhėnie me tarifa tė reduktuara pėr sipėrmarrjen shqiptare. 5 % e fondeve tė mbledhura tė pėrdoren pėr agjentėt e mundshėm qė do tė shėrbejnė pėr mbledhjen e kėtyre fondeve si dhe pėr fushatėn promocionale tė informimit pėr qytetarėt dhe sipėrmarrėsit qė do tė jenė subjekt i kėtij ligji.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi