stampa | chiudi

Eksluzive

22/05/2013 09:35:33

Tė jetosh dhe punosh nė Japoni

Intervistė me Ambasadorin e Shqipėrisė nė Tokio, Bujar Dida. Jeta nė Japoni, komuniteti shqiptar dhe marėdhėniet mes tė dyja vendeve






TOKIO - Sa kohė keni qė mbani kėtė mandat ?

Kam kėnaqėsinė tė jem ambasadori i parė i Shqipėrisė nė Japoni qė nga momenti kur ndėrmjet dy vendeve tona janė vendosur marrėdhėniet diplomatike (para 90 vitesh) dhe detyra ime ka filluar nė prill tė vitit 2009.Por historia e lidhjes sime me Japoninė fillon kur unė zgjodha tė kryeja studimet e doktoraturės sė dytė (tė parėn e kam kryer nė Universitetin e Tiranės) nė Universitetin e Tohokut, qyteti i Sendait nė vitet 1995-1999. Kjo periudhė shėrbeu pėr njė lidhje tė veēantė me Japoninė dhe pas kthimit tim nė atdhe, me propozimin e Ambasadorit Hiromoto Seki, qė nė atė kohė mbulonte Shqipėrinė si Ambasador jo rezident, mora detyrėn e “Konsullit tė Pėrgjithshėm tė Nderit tė Japonisė”. Kėtė pozicion kam pasur nė vitet 2000 – 2009, e cila ka qenė njė detyrė honorifike, por qė ndihmon mjaft pėr gjallėrimin dhe zhvillimin e marrėdhėnieve dypalėshe dhe qė shkonte mjaft mirė me punėsimin tim si pedagog nė universitet, drejtor projekti me Bankėn Botėrore, kėshilltar Ministri, etj.

Cilat janė momentet kryesore tė mandatit tuaj ?

Jeta diplomatike nė Tokio ėshtė tejet e vrullshme. Ėshtė vėrtet vėshtirė tė ndash momentet, por nėse do tė veēoja disa prej tyre (qė mbase pėrsėri do t`ju duken shumė pėr intervistė) nė renditje kohore do tė ishin: paraqitja e letrave kredenciale pranė Perandorit tė Japonisė. Ky moment pėrveēse ėshtė unik pėr ēdo ambasador, kishte tė veēantėn se isha ambasadori i parė i Shqipėrisė dhe kjo pėrbėnte njė moment historik nė zhvillimin e marrėdhėnieve: hapja e faqes sė ambasadės sė Shqipėrisė nė internet, nė nėntor 2009. Kjo faqe, nė tre gjuhė shqip, japonisht dhe anglisht synon tė japė informacionet e nevojshme pėr prezencėn, aktivitetet dhe ēdo gjė tjetėr. Pėr komunitetin shqiptar ėshtė njė faqe qė merr informacion pėr problemet konsullore dhe tė tjera, ndėrsa pėr ndjekėsit japonezė pėrpiqemi te japim sa mė shumė informacion pėr Shqipėrinė: vendosja e flamurit kombėtar nė Koncertin e madh tė Sumidės, ēdo vit. Ky koncert organizohet me kėngėtarė vullnetarė tė muzikės klasike tė ardhur nga e gjithė Japonia si dhe nga vende tė ndryshme tė botės. Vendmbajtja e koncertit ėshtė i mirėnjohur pėr gjithė Japoninė dhe botėn, pasi ėshtė salla ku zhvillohen ndeshjet e sportit tradicional japonez “Sumo”, ndėrsa kori ėshtė mbreslėnės pasi pėrbėhet me mbi 5,000 persona etj.

Ēfarė duhet tė dijė njė shqiptar para se tė vendosė tė shkojė, pėr Japoninė ?


Besoj qė pėr kėtė do tė vlente shprehja latine “Kur je nė Romė, bėj si romakėt”, shprehje qė edhe vetė japonezėve iu pėlqen ta pėrsėrisin sa herė vendosin tė jetojnė jashtė shtetit. Por nė kushtet e tanishme me informacionin e madh qė ndodhet nė internet apo transmetohet dhe vjen nė mėnyrė tė natyrshme nga mediat, kur vendos tė vizitosh njė vend tė huaj duhet minimalisht tė pranosh ndryshimin, nė stilin e jetesės, zakonet, rregullat e vendit etj. Dhe me “ndryshim” unė nuk kuptoj “mė e mire” apo “mė e keq”, “e ndryshme” do tė thotė thjesht qė nuk ėshtė “e njejtė”nga menyra jonė e jetesės. Nga eksperienca me bashkatdhetarėt tanė kam vėnė re qė shumica e kuptojnė dhe zbatojnė shprehjen e mėsiperme, madje janė pėrshtatur mė sė miri.

Sa ėshtė numri i komunitetit shqiptar nė Japoni ?

Komuniteti shqiptar nė Japoni ndahet nė dy pjesė; nė pjesėn qė janė me qėndrim afatgjatė (ndryshe, me leje qėndrime) dhe nė ata qė janė me qėndrim afatshkurtėr (vizė e pėrkohshme). Komuniteti afatgjatė ėshtė afro 50-60 persona, ndėrsa komuniteti tjetėr ėshtė i ndryshueshėm, por pak a shumė 40 – 80 persona nė vit. Nė komunitetin e parė bėjnė pjesė shqiptarė qė kanė mbaruar studimet universitare dhe pasuniversitare dhe janė punėsuar nė universitete ose kompani japoneze apo ndėrkombėtare me vendqėndrim tė pėrhershėm nė Japoni. Ėshtė pjesė mjaft aktive dhe ambasada pėrpiqet tė tėrheqė mendimin e tyre vazhdimisht. Pjesa tjetėr e kėtij komuniteti janė persona qė janė martuar me shtetas/shtetase japoneze dhe qė mund ose jo tė kenė arsimin e lartė dhe pasuniversitar por qė janė integruar nė jetėn japoneze falė familjes qė ata/ato kanė krijuar por edhe pėrpjekjes sė tyre pėr tu integruar sa mė mirė nė standartin japonez.

Nė ēfarė niveli janė marėdhėniet e Shqiperisė dhe Japonisė ?

Nė 18 Prill 1922 Japonia e njohu Shqipėrinė si shtet sovran dhe tė pavarur. Mė 20 Qershor 1930 nėnshkruhet Traktati i Miqėsisė dhe Tregtisė me qėllim forcimin e marrėdhėnieve bilaterale. Mė tej, nė vitin 1938 Japonia emėron Konsullin e Nderit nė Tiranė (shqiptar) ndėrsa e mbulon me ambasador jo rezident nga Greqia/Athina dhe po nė kėtė vit Mbretėria Shqiptare emėron Konsullin e Nderit (japonez) nė Japoni. Me luftėn e dytė botėrore konsullatat e nderit pushojnė sė funksionuari dhe marrėdhėniet rivitalizohen nė Mars tė vitit 1981. Nė vitin 2005 Shqipėria hap misionin e parė diplomatik nė Tokio ndėrsa nė Prill 2009 misioni diplomatik shqiptar drejtohet nė nivel ambasadori. Gjuha pėr tė pėrshkruar marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve ėshtė standarte dhe nuk lejon shumė vend pėr vlerėsime emocionale. Do tė mė lejoni ta kaloj kėtė kufizim duke i cilėsuar marrėdhėniet aktuale “tė shkėlqyera” nga ana diplomatike ndėrsa cilėsimin “shumė miqėsore” ta pėrdor pėr lidhjet nė anėn sociale dhe kulturore.

Cilat janė fushat kryesore tė bashkėpunimit ?

Fushat kryesore tė bashkėpunimit janė turizmi, infrastruktura, arsimi, shėndetsia, bujqėsia, shfrytėzimi i mineraleve, ambjenti etj. Nė kėto fusha ka pasur projekte konkrete qė kanė dhėnė rezultate dhe kanė shėrbyer si piknisje e projekteve mė tė mėdha ose qė kanė pėrgatitur masterplane pėr bashkėpunim tė qeverisė tonė dhe donatorėve pėr shfrytėzimin e potencialeve ekzistuese dhe ēeljen e prespektivave tė reja.Nga kėto do tė veēoja tre projekte tė finalizuara me sukses pėr shėndetsinė, grande dhe projekte pėr zhvillimin e prodhimit bujqėsor, masterplanin pėr shfrytezimin minerar te vendburimeve tona, masterplani dhe mė pas projektin pėr sistemimin e ujrave tė zeza dhe tė bardha tė Tiranės (pėrfshin edhe lumin Lana), studime nė fushėn e ruajtjes sė ambjentit; dhėnia e bursave tė studimit pėr studime pasuniversitare, kurse trajnimi afatshkurtra dhe afatgjata pėr administratėn shtetėrore nė tė gjitha fushat, e mbuluar nga JICA (Japan International Cooperation Agency) - Agjensia e Bashkėpunimit Teknik Japonez; kredi tė buta nė fushėn e energjitikės, infrastrukturės etj. Tė materializuara nė zėra dhe vlerė do tė kishim kredi tė buta 18 bilion jen, grande 4 bilion jen dhe bashkėpunim teknik 1.6 bilion jen. Njė nivel i rėndėsishėm i bashkėpunimit tonė me Japoninė ėshtė edhe ai nė kuadėr tė organizatave ndėrkombėtare dhe mbėshtetja pėr projekte pėr Kosovėn dhe njohjen e saj.


















Do ta zgjidhnit Japoninė pėr a) turizėm b) pėr tė jetuar c) guzhinėn ?

Ėshtė njė pyetje interesante. Nuk mund ti veēoja por do tė thoja qė njė zgjidhje llogjike e pyetjes do tė ishte pika b. Dikush qė zgjedh b ka zgjedhur nė mėnyrė automatike edhe a edhe c pasi b pėrmban brenda edhe turizmin edhe guzhinėn. Mbase njė mėnyrė tjetėr pėr t`iu pergjigjur gjatė pyetjes do tė ishte pėrmes disa fakteve: - qė raporti i turistėve tė huaj me turistėt japonezė qė vizitojnė vendet e huaja ėshtė 1:2 dhe ka pėsuar njė rritje prej 26.3 % pas 2012, ndėrsa raporti i turistėve japonezė qė ndodhen nė Japoni dhe vizitojnė vendin e tyre nė paketa turistike ėshtė sa 13% e popullsisė sė pėrgjithshme tė saj. Dmth njė vendasi do ti duheshin 10 vite pėr tė parė vendet kryesore tė turizmit nė vendin e tij. Sė paku statistikisht! - Brezi qendror i Japonisė dhe Shqipėria janė nė tė njejtat kushte klimaterike pėr shkak tė lartėsisė gjeografike. Jetėgjatėsia tek ne ėshtė 77.77 vite ndėrsa nė Japoni 84.19 vite ndėrsa indeksi i jetesės (dmth ēmimet pėr konsumin dhe shėrbimet) janė disa herė mė tė larta. Japonia dhe Shqipėria janė 70 % malore, gjuha ėshtė unike nė tė dy vendet tona ndėrsa kodi moral “Besa” ėshtė pothuaj homologe me “Bushido”-n japoneze. - Guzhina japoneze vlerėsohet ndėr 5 guzhinat e rekomanduara. Ka mjaft avantazh me pėrdorimin e produkteve tė detit dhe zarzavateve qeė nė vetevete janė pa yndyrė dhe kalori, pėr mė tepėr me pėrmbajtje antikancerogjene. Por edhe guzhina jonė me pėrdorimin e vajit tė ullirit, hudhrės dhe sallatrave tė pasura me zarzavate (pjesė nė klasifikim si guzhina mesdhetare) qėndron nė kėtė grup.

Intervistoi Doriana Metollari

stampa | chiudi