stampa | chiudi

Analiza

10/05/2013 09:54:50

Musaraj: Shqipėria nė NATO prodhon stabilitet

Intervistė e zv.ministres, Arta Musaraj pėr La Repubblica - Limes






ROME - Shqipėria bėhet protagoniste e mirėfilltė e tė ardhmes sė Europės dhe kjo jo vetėm sepse pas rėnies sė regjimit komunist nė 1991 ka bėrė hapa gjigande nė fushėn ekonomike, sociale e politike aq sa tė jetė kandidate pėr tė hyrė nė BE, por edhe sepse ėshtė transformuar nga vend pėrfitues i misioneve tė paqes dhe stabilitetit, nė vend prodhues paqeje e stabiliteti. NATO, qė sot regjistron ekspansionin territorial maksimal tė arritur ndonjėherė nga ndonjė Aleancė ushtarake, renditi Shqipėrinė nė radhėt e veta nė vitin 2009. 4 Prilli shėnoi pėrvjetorin e katėrt si aleat, dhe vendi e gjen veten nė njė rol strategjik tė rėndėsisė primare.

Vetė Turqia e cila ka bėrė investime tė mėdha nė mėnyrė qė Shqipėria tė arrinte standardet ushtarake pėr anėtarėsimin, e konsideron vendin e shqiponjave si njė “kolonė” themelore pėr paqen dhe stabilitetin nė rajonin ballkanik. Ėshtė shumė e ndėrgjegjshme pėr kėtė edhe Shqipėria se siguria e njė vendi ėshtė e lidhur me sigurinė e fqinjėve tė vet, siē ka afirmuar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nė diskutimin e tij nė Asamblenė e NATO nė shkurt, duke uruar qė tė shikonte anėtare nė Aleancė edhe vende tė tjera tė ish-Jugosllavisė.

Dikur destinatare e misioneve ndėrkombėtare nė momente krize tė cilat kanė shėnuar historinė recente tė Shqipėrisė, sot ajo merr pjesė nė shumė misione ndėrkombėtare, mes tė cilave misioni IFOR nė Afganistan me 322 ushtarakė, numri mė i lartė referuar popullatės sė vendit. Mbeten tė pazgjidhura ēėshtje komplekse pėr vendin dhe rajonin dhe pėr kėtė anėtarėsimi nė Aleancė ėshtė shumėfaqėsh. Shtetet e Bashkuara kanė tėrhequr vėmendjen pėr tendencat e toneve nacionaliste nė fushatėn e zgjedhjeve politike qė do mbahen nė qershor si influencuese nė stabilitetin e rajonit.

Janė miliona shqiptarė qė jetojnė jashtė kufijve tė vendit dhe presionet sidomos nė jug tė vendit nė kufi me Greqinė nė rajonin e Ēamėrisė mund tė jenė njė problem. Gjithsesi, pikėrisht nė kėtė optikė, qėndrimet e Shqipėrisė rezultuan fituese. Marrėveshja e arritur nė 19 prill mes Kosovės dhe Serbisė mbi parimet bazė tė normalizimit tė marrėdhėnieve mes dy vendeve, nuk do tė kishin qenė tė mundura pa bashkėpunimin e Shqipėrisė.

Arta Musaraj, zėvendėsministre e Mbrojtjes sė Shqipėrisė, mendon se impakti i hyrjes nė NATO tė Shqipėrisė ka qenė shumė i fortė ? “4 Prilli 2009, shėnoi njė vijė ndarėse tė rėndėsishme, ndofta mė tė
rėndėsishmen nė historinė e afėrt tė Shqipėrisė dhe sigurisht mė pėrcaktuesen nė historinė e 100 viteve tė para tė shtetit shqiptar. Sė pari ėshtė njė indikator pėr sistemin e vlerave qė pėrshkojnė aspiratat e Shqipėrisė, vlera tė respektit pėr tė drejtat e njeriut, vlera demokracie, paqeje, stabiliteti dhe sigurie. Nė tė njėjtėn kohė, tregon njė vizion lidershipi pėr tė ardhmen e vendit nė njė kontekst mė tė gjerė, atė tė Ballkanit Jugperėndimor dhe nė njė optikė mė tė gjerė, atė tė Ballkanit dhe Mesdheut. Ėshtė themelore pėr shqiptarėt, pėr orientimin e tyre shumė tė fortė drejt Aleancės dhe integrimit europian, duke patur parasysh se aktualisht ėshtė vendi europian i cili tregon dėshirėn e anėtarėsisė nė NATO dhe integrimit nė BE mė tė fortė nė gjithė Ballkanin. Dhe kjo vlen shumė mė tepėr sesa konjukturat, gjeopolitika apo gjeostrategjia, kjo ėshtė aspiratė dhe frymė.

Nė lidhje me vėshtirėsitė e ndeshura nga vendi pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, Musaraj shprehet: Ka qenė njė proces i gjatė, impenjues dhe i realizuar me sakrifica tė jashtėzakonshme nga shqiptarėt, por me njė vendosmėri tė fortė dhe tė vazhdueshme. Nisur mė 1992, me kėrkesėn e vendit pėr t’u bėrė anėtar i Kėshillit tė Bashkėpunimit tė Atlantikut tė Veriut dhe vizitėn e parė zyrtare nė gjithė historinė e vendit tė njė autoriteti tė lartė tė shtetit nė NATO prej presidentit tė kohės, Berisha, vazhduar mė tej, me lėshimin e PfP. Nė 1995, Shqipėria bėhet zyrtarisht pjesė e procesit pėr planifikimin dhe revizionin pėr paqe me synim pėrftimin e kapaciteteve dhe kompetencave tė kėrkuara. Vitet nė vijim dėshmojnė pėr njė avancim tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, marrjen nė vitin 1999 tė statusit kandidat pėr anėtarėsim, firmosjen nė 2003 tė “Kartės sė Adriatikut 3-USA” pėr t’u pėrmbyllur nė 2009, vit nė tė cilin, Shqipėria u bė anėtare e NATO.

Kuptimi i kėtij “finishi” siē e definon Musaraj, nuk shihet vetėm nė kėndvėshtrimin ushtarak por edhe nė filozofinė dhe mentalitetin e vendit si faktor pėrcaktues pėr lidershipin, duke i mundėsuar vendit dhe qytetarėve tė tij tė arrijnė standarde qytetarie, pėrgjegjėsie, ligjshmėrie dhe vizioni pėr tė ardhmen europiane. Musaraj shton se: “ Nė fushėn e mbrojtjes, Shqipėria ka ndėrmarrė njė proces tė thellė transformimi tė brendshėm tė strukturave dhe ushtrisė sė vet, duke krijuar njė fizionomi krejtėsisht tė re dhe totalisht tė dallueshme, nė konformitet tė plotė me NATON dhe standardet e saj.
Ne, tregues ky i rėndėsishėm, nėse mendojmė regjimin e shkuar komunist, tė ashtuquajturin “bosht i kuq” qė karakterizonte mbrojtjen e saj, misionin dhe vizionin nė antagonizėm tė plotė me gjithēka ndodhej jashtė kufijve tė vendit. Njė ushtri e karakterizuar jo nga motivimi pėr t’i shėrbyer vendit por nga njė sens metaforik besnikėrie drejt njė totemi tė rrezikshėm, dogmės komuniste.

Shtrohet pyetja nėse Forcat e Armatosura shqiptare janė realisht tė integruara nė NATO dhe nėse Shqipėria mund tė renditet me tė drejta tė plota mes prodhuesve dhe mbrojtėsve tė stabilitetit nė botė.
Musaraj shprehet: "Fundi i vitit 2013, do tė shėnojė edhe integrimin e plotė nė NATO tė Shqipėrisė, duke paraprirė shumė objektivin e vendosur qė ėshtė viti 2014. Duke folur pėr paqe e stabilitet, transformimi i statusit tė vendit ka regjistruar “trofetė” e vet. Vendi ėshtė kampion i padiskutueshėm nė nivel global pėr demontimin, regjistron praninė mė tė lartė nė misione si ai i Afganistanit referuar numrit tė popullatės dhe GDP, apo pjesėmarrje tė suksesshme nė misione si ai ALTHEA nė Bosnje dhe Hercegovinė nė tė cilin ėshtė operuar si njėsi nėn drejtimin e drejtpėrdrejtė tė komandės sė EUFOR. Harta e operacioneve paqeruajtėse tė Shqipėrisė ėshtė e shpėrndarė nė gjithė pikat e nxehta tė globit ku operon NATO dhe BE, pėrfshi edhe operacione tė suksesshme nė Irak dhe Afrikė.

Shqipėria si anėtare e NATO nė botė, ka sigurisht njė kuptim tė fortė nė nivel rajonal. Ēfarė roli mund tė ketė nė pėrkufizimin politik tė sigurisė sė pėrbashkėt ? Pėrgjigjet Musaraj: "Pėrfaqėson njė realitet tė dukshėm, nė tė njėjtėn kohė pėrfaqėson njė perceptim tė sigurisė shumė mė tė lartė, pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė rajon, por edhe tė gjithė ata qė kanė interes pėr rajonin nė lidhje me investimet dhe operacionet atje. Rajoni ėshtė bindshėm shumė mė i sigurt se 20 vjet mė parė dhe perspektivat e integrimit nė Bashkimin Europian krijojnė premisa pėr mė shumė stabilitet nė rajonin ballkanik. Ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjitė e reja qė prekin rajonin, janė nė tė njėjtėn kohė shkak dhe pasojė e asaj se si niveli i rritur i stabilitetit dhe zgjerimi i vendosmėrisė ndaj Aleancės sė Atlantikut tė Veriut sjellin zhvillim ekonomik duke shėrbyer si nxitės pėr njė zhvillim human tė integruar nė rajon.

Kjo do tė thotė, reduktimin nė maksimum tė pėrdorimit tė termit “zgjidhje e konflikteve”, duke mbajtur parasysh faktin se nėse bazat e konfliktit vazhdojnė dhe nuk izolohen dhe kufizohen, rreziku i konfrontimeve dhe konflikteve qė vijnė prej faktorit human, kushtėzuar nga diferencat kulturore apo edhe tė ngulitura nė matricat religjioze, shtuar edhe nga pėrplasjet pėr afirmimin e identiteteve kombėtare, nė fjalė tė fundit do tė rritet, duke e bėrė rajonin tė paqėndrueshėm. Anėtarėsia nė NATO e vendeve tė rajonit nė kėtė kėndvėshtrim, zgjeron mbrojtjen e pėrbashkėt, krijon kohezion mes vendeve, rrezikon riskun pėr sigurinė tė shkaktuar nga faktori human pėrmes niveleve tė rritura tė integrimit dhe bashkėpunimit.

Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė e nevojshme tė investohet shumė nė integrimin rajonal nė tė gjitha nivelet. Njė detyrė jo gjithmonė e lehtė dhe njė integrim ende i paarritur. Shqipėria synon lehtėsimin e hyrjes sė vendeve tė tjera si Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina nė NATO? Nėse po, nė ē’mėnyrė impenjohet dhe perse ?

Zėvendėsministrja e Mbrojtjes shqiptare, Musaraj pėrgjigjet: "Ne urojmė qė proceset e anėtarėsimit tė kėtyre vendeve tė pėrshpejtohen. Pėrmbushja e reformave tė nevojshme nga ana e tyre, do tė jetė njė konfermė e vullnetit tė tyre e pathyeshme pėr t’u anėtarėsuar nė Aleancė, duke konfirmuar nė tė njėjtėn kohė pėrthithjen e parimeve bazė tė NATO, si pjesė e sistemit tė vet tė vlerave. Bashkėpunimi mes vendeve kufitare qė pėrcjell me tė njėjtat risqe ėshtė bazike, si pėr krijimin e njė stabiliteti afatgjatė, ashtu edhe nė kohezionin sinergjik nė pėrballjen e kėrcėnimeve qė vijnė prej faktorit human nėn forma tė ndryshme pėrfshi edhe atė tė trafiqeve tė paligjshme. Prania e NATO nė Kosovė ka rritur nivelet e stabilitetit nė rajon, duke dėshmuar se zgjerimi veē vendeve ballkanike aktualisht anėtare, do tė prodhonte siguri nė zona tė sensibilitetit tė veēantė.

Njė stabilitet i nevojshėm i shpresuar edhe nga Turqia me tė cilėn Shqipėria ka forcuar shumė marrėdhėniet. Nuk ėshtė rastėsi qė ministri i Mbrojtjes turk, Yilmaz, u shpreh se “Kush e do Ballkanin tė sigurt, duhet tė dėshirojė njė Shqipėri mė tė fortė”. Musaraj komenton kėtė pohim duke u shprehur se:
"Afirmimi komentohet nė dy kėndvėshtrime: atė tė gjeopolitikės dhe atė tė historisė sė anėtarėsimit nė NATO tė Shqipėrisė, qė konvertojnė tė dy nė vlerėsimin e rolit qė ka vendi nė ekuilibrat ballkanike. Kėndvėshtrimi i parė vjen nga njė vlerėsim realist i faktorit shqiptar nė zonėn ballkanike, nė veēanti nė atė jugperėndimore: ėshtė njė realitet pėr t’u konsideruar nė parashikimet e tė ardhmes sė zonės, duke patur parasysh 2.831.741 shqiptarė qė banojnė nė Shqipėri sot, 2.200.000 banues nė Kosovė, rreth 580.000 banues nė Maqedoni, 70.000 banues nė Mal tė zi, dhe 500.000 qė banojnė sot nė Greqi si rezultat i flukseve migratore nga vitet “90 e sot. Kėndi tjetėr i vėshtrimit vė nė dukje vendosmėrinė, tempizmin, sakrificat e jashtėzakonshme , thellėsinė e transformimeve dhe reformave tė bėra nga Shqipėria pėr anėtarėsimin nė NATO. Pėr mė tepėr, roli nė misionet ndėrkombėtare, ekuilibri i treguar nga vendi nė situata konflikti qė kanė prekur rajonin, reformat dhe rezultatet e arritura nė proceset e zhvillimit human, e bėjnė tė drejtė kėtė vlerėsim qė e konsideron vendin si ylli i ri i Ballkanit dhe njė driver i rėndėsishėm nė zhvillimin e rajonit.

Duke folur pėr popullatėn shqiptare jashtė kufijve tė Shqipėrisė, nėn ē’mėnyrė anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO ėshtė lidhur me ēėshtjen e Kosovės? Ndikon kjo nė mėnyrėn se si vendi vendos raportet me Serbinė? Nėse vendi nuk do tė ishte anėtar i NATOS, do ndryshonte perceptimi i tij i marrėveshjes Serbi - Kosovė ? Musaraj pėrgjigjet: "Dua tė theksoj se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO nuk ishte njė “dhuratė”, por njė rezultat sakrificash. E njėjta gjė vlen edhe pėr njė vizion tė integruar nė paqe pėr rajonin. Historia e NATO nė Kosovė ėshtė njė nga mė tė ndriturat dhe ndėrhyrja konsiderohet si shembullore mes aktiviteteve tė komunitetit ndėrkombėtar nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut, tė lirisė dhe demokracisė. Me kėto premisa, nuk ka dy mėnyra tė tė parit tė marrėveshjes Serbi - Kosovė nga ana e Shqipėrisė. Ka vetėm njė, ajo e dialogut qė krijon stabilitet qė ėshtė shenjė serioziteti dhe ndėrgjegjėsimi jo vetėm pėr dy vendet, por pėr ekuilibrin nė gjithė rajonin. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė shenjė e pjekurisė politike, pasi kur kjo gjė ėshtė e pranishme nė Ballkan ndikon shumė lehtė edhe nė pritshmėrinė e popullatave respektive, tė cilat nė shumė raste janė mėsuar me demonstrime fraksionizmi.

Shqipėria ka patur vlerėsime tė BE dhe miratim nga shumė vende pėr operimin e saj nė NATO, por tėrheqjet e vėmendjes kohėt e fundit nga USA pėr mospėrdorimin e termave nacionaliste nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet politike tė qershorit, kanė qenė njė sinjal i fortė. A ishin tė justifikuara kėto? Flamurėt e Ēamėrisė valėviten nė ēdo orė nė qendėr tė Tiranės bashkė me sloganet pėr ēlirimin e saj. A ėshtė njė kėrcenim serioz shtysa separatiste? Shqipėria nė trajtimin e ēėshtjes, duhet tė sillet si anėtare e NATOS ?

Arta Musaraj pėrgjigjet: “Siē thashė mė parė, Shqipėria ėshtė vendi me shkallėn e aspiratės pėr integrim nė BE mė tė madhe krahasuar edhe me anėtarėt e vet. E njėjta gjė ėshtė e vlefshme pėr anėtarėsinė nė NATO. Nė tė njėjtėn kohė, si gjithė vendet, ka tė drejtė te lexojė historinė e vet dhe tė definojė identitetin e vet. Kemi tė drejtė tė flasim pėr vete, tė bėjmė vlerėsime dhe tė vėmė nė evidencė fakte apo artikulojmė njė realitet, pasi realiteti, edhe nėse pėrkufizohet nga kėnde tė ndryshme vėshtrimi (siē ndodh shpesh nė rajonin e Ballkanit), ėshtė gjithmonė aty dhe i prekshėm.
Dhe kjo nuk duhet konsideruar si tepri nacionalizmi. Ėshtė e vėrtetė qė nė shekuj historie nuk mund tė fshihen dhe ēėshtjet e identiteteve kombėtare janė gjithmonė tė ndezura nė Ballkan. Por aty ku frymėzimi dhe vendosmėria drejt integrimit nė BE dhe NATO janė tė forta, tepria e zellit nacionalist bie. Dhe duke pėrmbushur dy kushtet e para, Shqipėria me qeverinė Berisha, nuk mund veēse tė konsiderohen si tejet konstante dhe nė ekuilibėr nė pozicionin e tyre nė ēėshtjet nacionaliste. E njėjta gjė vlen edhe pėr ēėshtjet qė mund tė konsiderohen objekt i tė drejtės ndėrkombėtare. E tashmja e njė vendi pėrcaktohet nė mėnyrė irreversibėl nga vendimet e marra nė tė kaluarėn, por pėr sa i takon sė ardhmes, janė jetike projektimet dhe vizioni qė krijohet sot nė tė tashmen. Nė kėtė moment historik, aspiratat e Shqipėrisė janė ato tė integrimit europian dhe luajtjes sė njė roli gjithmonė e me mė shumė pėrgjegjėsi dhe aktiv nė kuadėr tė NATO, nėn yllin e paqes, tė sigurisė dhe respektit pėr njeriun, tė vlerave tė demokracisė dhe tė zhvillimit jo vetėm pėr rajonin por pėr mbarė globin.

La Repubblica

stampa | chiudi