stampa | chiudi

Ekonomi

03/05/2013 09:05:51

Njėmbėdhjetė miliardė Euro nė xhepat e Greqisė

Shoqata e Agjencive Turistike Greke pret qė nė 10 vitet e ardhshme, turizmi tė bėhet levė kryesore e ekonomisė dhe pjesa e tij






ATHINĖ - Tė ardhurat nga turizmi nė Greqi pritet qė kėtė vit tė arrijnė nė 11 miliardė euro, ndėrsa tė arrijnė deri nė 18 miliardė deri nė vitin 2017, edhe pse vendi ka humbur njė pjesė tė tregjeve nė Gjermani, Britani tė Madhe dhe Francė, tregojnė tė dhėnat e operatorėve turistikė grekė, njoftoi gazeta greke "Imerisia".

Shoqata e Agjencive Turistike Greke pret qė nė 10 vitet e ardhshme, turizmi tė bėhet levė kryesore e ekonomisė dhe pjesa e tij nė rritjen ekonomike tė vendit tė arrijė deri nė 37 pėr qind. Pėr momentin, Greqia ka humbur njė pjesė tė tregjeve tė saj kryesore.

Nė periudhėn 2007-10 vendi humb rreth gjysmė milionė turistė gjermanė, 150 000 britanikė dhe rreth 100 000 turistė francezė. Megjithatė, operatorėt turistikė konsiderojnė se tė ardhurat nga turizmi mund tė rriten deri nė 18 miliardė euro nė vitin 2017, deri nė 49 miliardė nė vitin 2021, pėrderisa rreth 42 pėr qind tė vendeve tė tyre tė punės nė tė ardhmen do tė jenė nga turizmi.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi