stampa | chiudi

Ekonomi

29/04/2013 19:27:19

Sa para humbėn shqiptarėt nga bllokimi i tre ligjeve ?

Bregu, 'bashkė me statusin e vendit kandidat, Rama u mohoi shqiptarėve dhjetra miliona euro'






TIRANĖ - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, akuzoi sot kryetarin e opozitės, Edi Rama, si shkaktarin kryesor tė bllokimit tė votimit tė tre ligjeve, qė do tė ēonin Shqipėrinė drejt statusit tė vendit kandidat pėr nė BE, duke humbur kėshtu, veē tė tjerash, mundėsinė e pėrfitimit dhe marrjes sė financimeve, nė vlera tė konsiderueshme monetare dhe tė rėndėsishme pėr ekonominė e vendit.

Nė njė deklaratė pėr mediat, Bregu tha se "bashkė me statusin e vendit kandidat, Rama u mohoi shqiptarėve dhjetra miliona euro, fonde tė BE, duke vazhduar t'u mohojė shqiptarėve tė gjitha pėrfitimet qė do tė vijnė nga marrja e statusit tė vendit kandidat, si vende pune apo bursa pėr studentėt, nė universitetet mė tė mira europiane".

Bregu akuzoi liderin e opozitės se bllokimi i tij nuk lidhet as me moralin dhe as me thelbin e tre ligjeve. "Bllokimi ėshtė politika e Ramės, si i vetmi qėllim elektoral qė ai ka. Rama bllokoi nė mėnyrėn mė cinike tre ligjet, duke menduar vetėm pėr pushtetin e tij, pa menduar mė parė se sa ndihma dhe grante do tė humbasin qytetarėt shqiptarė".

"Shqiptarėt duan tė ecin pėrpara dhe ne do tė vazhdojmė tė punojmė fort pėr anėtarėsimin e vendit nė BE, sikurse Shqipėria dhe shqiptarėt e meritojnė", tha Bregu, ndėrsa siguroi se "23 Qershori do tė jetė dita e fundit e bllokimit qė Rama i ngriti shqiptarėve".



HermesNews - ©2013

stampa | chiudi