stampa | chiudi

Kulturė

27/04/2013 17:49:26

Robert Shvarc 'Qytetar Nderi' i Shkodres

Titulli Qytetar Nderi i Shkodrės i ėshtė dorėzuar djalit tė tij, Edvin Shvarc, nga Kryetari i Kėshillit Bashkiak, Bardhyl Lohja






SHKODER - “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) ėshtė titullin qė Kėshilli Bashkiak i Shkodrės ka akorduar pėr shkrimtarin dhe pėrkthyesin e njohur, Robert Shvarc. Titulli i ėshtė dorėzuar familjarėve tė tij gjatė njė ceremonie tė organizuar sot nė mjediset e Bibliotekes “Marin Barleti” tė qytetit tė Shkodrės.

Duke e cilėsuar njė njeri tė nderuar, njė shqipėrues tė madh, njė emėr tė letrave shqipe, njė mik dhe familjar model, drejtori i Bibliotekes “Marin Barleti”, Gjovalin Ēuni, tha se “sa i takon shqipėrimit, sidomos nga gjermanishtja, mund tė themi se Shvarci ėshtė kthyer nė mit dhe si i tillė ka mbetur ai nė kujtesen tonė”.

Sa i takon jetes sė Shavarcit, Ēuni tha se ai ndonėse lindi nė Sarajeve nė dhjetor tė vitit 1932 nga njė baba hebre vjenez dhe njė nėnė elbasanllije, Saveta Ēipi, ai i pėrket shumė edhe Shkodrės, aty ku familja e tij u vendos nė 1938 dhe qė babai Julius dhe xhaxhai i tij, Alfredi, ngriten centralin e parė elektrik, duke qėnė mė pas ndėr elektronikėt mė tė zotė tė vendit. “Vetė fakti se pjesa mė e madhe e botimeve tė tij nė librin me poezi origjinale “Vargje tė pluhurosura”, janė tė shkruar me gegėnishten e kulluar tė Shkodrės sė fėmijėrisė sė tij, tregon mė sė miri lidhjet e forta qė ai ka pasur me qytetin e Shkodrės”, theksoi Ēuni.

Duke folur pėr i vlerat e krijimtarisė sė Shvarcit, Ēuni tha se nė maj tė vitit 1995, Presidenti i Republikės Federale tė Gjermanisė e nderoi atė me “Kryqin e Merites”, si tė parin personalitet tė kulturės nga vendet e ish-Lindjes komuniste. Nė dhjetor tė vitit 2002, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė i akordoi titullin “Mjeshtėr i Madh", ndėrsa nė janar 2003, pak muaj para vdekjes, Kėshilli Bashkiak i Tiranės e shpalli “Qytetar Nderi”, ndėrkohė qė njė titull tė tillė nuk mund tė rrinte pa ia akorduar edhe Shkodra.

Pjesė e kėtij aktiviteti ishte edhe njė video-montazh i projektuar pėr jeten dhe vepren e Robert Shvarc, pėrgatitur nga gazetarja Ela Baēi, ndėrkohė qė ka vijuar me kujtimet nga tė pranishmit, ndėr tė cilėt ishte edhe njė prej miqve tė tij mė tė ngushtė, Amik Kasoruho.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi