stampa | chiudi

Ekonomi

26/04/2013 09:29:30

Rriten tė ardhurat nė tregun e sigurimeve

Sipas Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare (AMF), gjatė periudhės janar-mars numri i kontratave tė sigurimit tė lidhura arriti nė 232,784, me njė rritje 6.36% mė shumė, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė






TIRANE - Tė ardhurat nga primet e shkruara bruto tė sigurimit pėr periudhėn janar-mars arritėn rreth 2,085 milionė lekė ose 11.96% mė shumė se nė tė njėjtėn periudhė tė 2012-tės.

Sipas Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare (AMF), gjatė periudhės janar-mars numri i kontratave tė sigurimit tė lidhura arriti nė 232,784, me njė rritje 6.36% mė shumė, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.

Tregu vazhdoi tė mbetet sėrish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetės, tė cilat sollėn rreth 87.61% tė vėllimit tė pėrgjithshėm tė primeve, ndėrsa Sigurimet e Jetės me 11.90% dhe Risigurimi me 0.49%.

Sipas ndarjes sė tregut nė bazė tė llojit tė sigurimit tė detyrueshėm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto tė sigurimit vullnetar zėnė 50.62% dhe primet e shkruara bruto tė sigurimit tė detyrueshėm zėnė 49.38% tė totalit tė tregut.

Gjatė periudhės janar-mars dėmet e paguara bruto nė tregun e sigurimeve arritėn nė rreth 593 milionė lekė ose 17.68% mė pak se e njėjta periudhė e vitit 2012.

Primet e sigurimit tė detyrueshėm motorik nė periudhėn janar-mars arritėn rreth 1,024 milionė lekė, ose rreth 21.92% mė shumė se e njėjta periudhė e vitit 2012.

Produkti MTPL e brendshme nė periudhėn janar-mars u rrit me 25.95% ndaj volumit tė primeve tė shkruara bruto, ndėrsa numri i kontratave u rrit me 50.46% krahasuar me periudhėn janar-mars 2012.

Produkti Sigurim Kufitar nė kėtė periudhė pėsoi njė ulje 2.04% tė volumit tė primeve tė shkruara bruto dhe numri i kontratave u ul me rreth 30.20%, krahasuar me periudhėn janar-mars 2012. Volumi i primeve tė shkruara bruto tė produktit Karton Jeshil nė periudhėn janar-mars u rrit me 15.80% krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2012 dhe numri i kontratave u rrit 12.47%.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi