stampa | chiudi

Ekonomi

18/04/2013 17:43:07

Shkoder, 55 milion Euro pėr shtratin e lumenjve

Drejtori i Bazenit, Drin- Bunė, Muhamet Muēa, bėri tė ditur sė sė shpejti do tė vihet nė zbatim njė projekt i ri, i hartuar nga njė kompani angleze dhe nėnkontraktuar nga Ministria e Bujqėsisė, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, i cili kap shifrat prej 56 milion euro.






SHKODĖR - Megjithė ndėrhyrjet e shumta tė qeverisė shqiptare, tė cilat bėnė tė mundur investimin e njė sėrė projektesh tė ndėrtimit tė argjinaturave tė reja, si dhe tė forcimit tė atyre ekzistuese, pėrmbytjet e sivjetme nė zonėn e Nėnshkodrės treguan se pėr tė garantuar njė situatė akoma mė normale, duhen sėrish ndėrhyrje nė kėtė zonė.

Drejtori i Bazenit, Drin- Bunė, Muhamet Muēa, bėri tė ditur sė sė shpejti do tė vihet nė zbatim njė projekt i ri, i hartuar nga njė kompani angleze dhe nėnkontraktuar nga Ministria e Bujqėsisė, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, i cili kap shifrat prej 56 milion euro.

Sipas tij, me vėnien nė zbatim tė kėtij projekti, e gjithė zona nė fjalė qė preket nga pėrmbytja, pritet tė ketė njė impakt tė madh nė pėrmirėsimin e situatės sė pėrmbytjeve nė rastet e emergjencave me shtimin e reshjeve.

Sipas projektit, ndėrhyrja do tė bėhet nė njė itinerar tė tillė, duke nisur nga Spathari nė afėrsi tė Hidrocentralit tė Ashtės, pėr tė vijuar pėrgjatė rrjedhes sė lumit Drin dhe Bunė, deri nė grykėderdhjen e Bunės pėr nė detin Adriatik. Muēa shton se sipas pėrllogaritjeve, pritet dyfishimi i kapacitetit thithės nė kanalin e Mertemzes pranė komunės Velipoje, zonė kjo qė mundėson shkarkimin e ujrave tė lumit Buna nė rast tė fryrjes sė shtratit tė tij.

Ai shtoi se "brenda kėtij projekti ėshtė edhe pastrimi i shtratit tė lumit Buna nga inertet e ardhura nga vėrshimi i ujit tė pėrrejve, qė nė tė shumtėn e rasteve kanė sjellė edhe lėndė drusore, si dhe ridimesionimi i lumit, nxjerrje dhe heqje tė zhavoreve, etj”.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi