stampa | chiudi

Aktualitet

16/04/2013 16:57:20

Qytetarėt nuk besojnė nė institucione. Ashton, merruni me kėtė

Pas takimeve me autoritetet e larta shqiptare, Baronesha Ashton, nė njė deklaratė pėr mediat tha se, vizita e saj nė Shqipėri erdhi njė ditė pas diskutimeve tė nxehta nė parlament pėr pėrgatitjen e zgjedhjeve






TIRANĖ - "Pėr Bashkimin Europian ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore qė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti tė jenė nė pėrputhje me standardet europiane dhe ato ndėrkombėtare. Ky do jetė njė test pėr mirėfunksionimin e institucioneve demokratike tė vendit dhe progresin e mėtejshėm tė Shqipėrisė drejt BE-sė", u shpreh tė martėn nė Tiranė, zv/presidentja e KE-sė dhe Pėrfaqėsuese e Lartė pėr Politikėn e Jashtme nė BE, Baronesha Catherine Ashton.

"Ne i kemi ndjekur vėrtet nga afėr kėto diskutime dhe sot unė e kam bėrė pozitėn time tė qartė pėr tė gjitha palėt. Pėr BE-nė ėshtė e njė rėndėsie thelbėsore qė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti tė jenė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare dhe ato europiane dhe ky do jetė njė test pėr mirėfunksionimin e institucioneve demokratike tė vendit dhe progresin e mėtejshėm tė Shqipėrisė drejt BE-sė", theksoi zyrtarja europiane.

"Ne shprehėm publikisht dje shqetėsimin pėr pasojat e mundshme tė votimit nė parlament, tek besimi i qytetarėve nė proēesin zgjedhor. Ėshtė pėrgjegjėsia e tė gjithė politikanėve qė tė sigurojnė pavarėsinė e institucioneve. Dhe qė institucionet tė gėzojnė besimin e tė gjithėve, duhet tė kenė besim tek ky proces. BE ėshtė e angazhuar pėr tė mbėshtetur njė proces zgjedhor tė lirė e tė ndershėm, tė bazuar nė standarde europiane dhe ndėrkombėtare", tha ajo.

Kryediplomatja e BE-sė vuri nė dukje 'progresin mbresėlėnės' tė Shqipėrisė gjatė viteve tė shkuara. "Elementėt kyē pėr progres janė njė dialog i mirėfilltė dhe konstruktiv i tė gjitha partive politike, si dhe vullneti pėr tė gjetur kompromiset", theksoi Ashton.

Ajo nėnvizoi se BE ka nevojė tė shohė nė Shqipėri njė histori tė qėndrueshme, sidomos nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi