stampa | chiudi

Analiza

13/04/2013 20:32:14

Euro ne rritje te pandalshme

Njė euro kėmbehej me 140 lekė, duke u mbyllur tė premten nė nivelin e 140.2 lekėve, pasi ka shėnuar njė rritje tė lehtė nė ēdo ditė tė javės






TIRANE - Monedha europiane vazhdon tė mbetet e fortė nė tregun vendas, pėr shkak tė kėrkesės sė lartė pėr kėtė valutė nga bankat, kryesisht tyre qė po transferojnė fitimet e 2012-s. Sipas kursit te Bankes se Shqiperise, monedha vendase e ka mbyllur javėn duke u nėnēmuar vazhdimisht ndaj euros, ndėrsa ka qenė e luhatshme kundrejt dollarit.

Tė hėnėn, njė euro kėmbehej me 140 lekė, duke u mbyllur tė premten nė nivelin e 140.2 lekėve, pasi ka shėnuar njė rritje tė lehtė nė ēdo ditė tė javės. Ndėrsa dollari e ka ēelur javėn nė kuotėn e 107.72, duke rėnė deri nė mesjavė, pėr ta marrė veten sėrish tė shtunen.

Nė bursat ndėrkombėtare, euro ka qenė pak a shumė e qėndrueshme kėtė javė kundrejt dollarit, duke u kėmbyer nė raportet 1 euro=1.3 dollarė. Megjithatė, tė shtunen euro ra ndaj dollarit me 0.38%, lėvizje qė nė tregun vendas u reflektua me njė rritje tė lehtė tė euros, ndėrkohė qė dollari u forcua ndjeshėm, nė mėnyrė qė tė ruhen kurset e kryqėzuara, njė lėvizje qė nėnkupton qė euro ėshtė e fortė nė tregun vendas.

Sipas aktorėve tė tregut, euro qėndron e fortė nė tregun vendas pėr shkak tė kėrkesės sė lartė pėr kėtė valutė nga ana e bankave, qė blejnė pėr llogari tė klientėve tė tyre, kryesisht tyre qė po transferojnė fitimet e 2012-s.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi