stampa | chiudi

Ekonomi

02/04/2013 17:35:18

Rriten depozitat pėr muajin Shkurt

Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, nė fund tė shkurtit, stoku i depozitave nė sistemin bankar arriti nė 933.3 miliardė lekė, duke shėnuar njė rritje prej 0.5% me bazė mujore






TIRANĖ - Pas mėse gjashtė muajsh, qė stoku i depozitave nė sistemin bankar qėndronte nė vend, shkurti ka sjellė mė nė fund kthesėn. Kursimet e shqiptarėve nė banka kanė shėnuar njė rritje tė ndjeshme nė muajin e dytė tė vitit 2013.

Sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė, nė fund tė shkurtit, stoku i depozitave nė sistemin bankar arriti nė 933.3 miliardė lekė, duke shėnuar njė rritje prej 0.5% me bazė mujore.

Nė krahasim me shkurtin e njė viti mė parė, depozitat janė 6% mė tė larta. Kursimet nė banka janė rritur nga performanca e mirė e depozitave nė monedhėn vendase, qė u rritėn me 1.1% me bazė mujore, ndėrkohė qė ato nė valutė kanė shėnuar njė tkurrje tė lehtė.

Kanė qenė kryesisht individėt, por edhe bizneset, ata qė kanė shtuar lekėt nė bankat vendase. Nė fund tė shkurtit, depozitat nė lekė pėrbėnin 51.5% tė totalit tė depozitave, duke e rritur peshėn e tyre nė krahasim me disa muaj mė parė, ku kursimet nė valutė, pothuajse u barazuan me ato nė lekė.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi