stampa | chiudi

Ekonomi

29/03/2013 14:51:55

Lehtėsitė pėr kreditimin e biznesit

Zhvillon punimet nė Tiranė Forumi Skemat e Grantit pėr Ndarjen e Kostove financuar nga BSH dhe mexhuar nga AIDA






TIRANE - Biznesi dhe Bankat tregtare qė operojnė nė vendin tonė po diskutojnė mbi mundėsitė qė ka biznesi dhe shėrbimet e reja qė ofrojnė bankat pėr rritjen e kreditimit. Sektori i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme po merr gjithnjė e mė shumė rėndėsi pėr zhvillimin e ekonomisė sė vendit, por edhe pėr mundėsinė nė rritje tė kreditimit nga ana e bankave tregtare.

Pėr tė gjitha kėto ndėrmarrje, qė duan tė zgjerojnė aktivitetin e tyre, apo tė pėrmirėsojnė teknologjinė, bankat tregtare mundėsojnė nivele tė ndryshme tė kreditimit.

Ekspertė tė bankave nė kėtė takim, veēuan nė kėtė takim faktin se sot, nė kushtet e rėnies sė kėrkesės konsumatore dhe iniciativave pėr investime, parashtrimi i lehtėsive kredituese pėrbėn njė sinjal pozitiv pėr ekonominė e vendit.

Gjatė njė takimi mes sipėrmarrjes dhe bankave, mundėsuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tė Investimeve, AIDA, theksi u vu nė rėndėsinė e kėtij sektori nė zhvillimin dhe rritjen e ekonomisė sė vendit. Aktualisht SME-tė, zėnė rreth 90 % tė ndėrmarrjeve qė zhvillojnė aktivitetin e tyre ekonomik nė vendin tonė.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi