stampa | chiudi

Aktualitet

21/03/2013 22:51:25

Zbulohet banda Italo-Shqiptare

Operacion nderkombetar i trafikut te droges






VLORĖ - Gjatė njė operacioni tė pėrbashkėt ndėrkombėtar, i zhvilluar tė enjten nė Itali dhe Shqipėri, veēanėrisht nė qarkun e Vlorės, ku u pėrfshinė strukturat e Policisė lokale, Departamentit tė Krimeve tė Rėnda tė Tiranės nė bashkėpunim me Antimafian e Venecias, Itali, u bė i mundur asgjesimi i njė bande kriminale tė trafikut ndėrkombėtar tė drogės, duke vėnė nė pranga 10 persona, 3 prej tė cilėve tė arrestuar nė qytetin bregdetar, ndėrsa 7 tė tjetrė nė Venecia tė Italisė.

Burime zyrtare tė Policisė sė Vlorės thanė sot se nė kuadėr tė operacionit ndėrkombėtar antidrogė "UNDWGROUND"- AL, objekti i tė cilit ishte shkatėrrimi i njė organizate me aktivitet kriminal trafikun e drogės nė Shqipėri dhe Itali, nė qytetin bregdetar u arrestuan sot shtetasit Robert Haruni, 35 vjeē, i dyshuar si kreu i kėsaj organizate, Marinel Haruni, vėllai i tij, 31 vjeē, tė dy banorė tė Vlorės, si dhe Alfor Kurupi, 25 vjeē nga Saranda.

Arrestimi i tyre i bashkangjitet prangosjes sė 7 tė tjerėve nė Venecia tė Italisė, mes tė cilėve, Luigj Makaj, 30 vjeē, Jeton Makaj, 24 vjeē, Klaudio Paluka, 31 vjeē, Ilir Ago, 30 vjeē, Lulėzim Haruni, 31 vjeē, Leonard Arapi, 31 vjeē dhe Dritan Rrotani, 37 vjeē, tė gjithė rezidencė nė qytetin italian tė Venecies.

Sipas Policisė, organizata ku pjesėtarė ishin tė arrestuarit, dyshohet tė jetė autore e trafikimit tė mė shumė se 1 ton lėndė narkotike, e llojit marihuanė, si dhe njė sasie heroine e kokaine, e cila mendohet tė kapė vlerėn e 7 milionė eurove.

Nga hetimet paraprake rezultoi se lėnda narkotike kishte origjinė Lazaratin, Gjirokastėr, dhe trafikohej drejt Italisė me mėnyra tė ndryshme, kryesisht me automjete, kamiona tė tė arrestuarve apo shoqėrive tė ndryshme tė transportit.

Operacioni i sotėm vjen pas njė hetimi intensiv prej njė viti, i realizuar pas njė bashkėpunimi shqiptaro-italianė.

Operacioni "UNDWRGROUD", nisi sot nė orėn 04.00 tė mėngjesit, njėherėsh nė tė dy vendet, ku vetėm pėr palėn shqiptare u pėrfshinė 50 forca policie.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi