
Aktualitet
11/03/2013 17:49:46
Maturantėt, tė gjithė nėpėr testime
Ministria, asnjė dallim me shkollat private
TIRANE - Para Maturės Shtetėrore, maturantėt e shkollave publike dhe private, janė tė githė tė barabartė. Maturantėt qė kanė studiuar nė shkolla private, do t'i nėnshtrohen testimeve nė fillim tė qershorit nė ambientet e godinave publike.
Ministria e Arsimit konfirmon se ėshtė pėrcaktuar procesi i organizimit tė provimeve tė maturės, ku edhe mėsuesit e shkollave private do tė jenė pjesė e monitorimit tė maturantėve gjatė testimit.
Nė vendin tonė, numėrohen mbi 121 shkolla tė mesme private. Vetėm nė qytetin e Tiranės ka mbi 25 tė tilla, tė cilat kanė profile tė pėrcaktuara si tė arsimit tė pėrgjithshėm, si dhe tė atij profesional.
Mbyllja e muajit maj, shėnon ēeljen zyrtare tė provimeve tė Maturės Shtetėrore 2013. Konkretisht nė datėn 31 Maj, maturantėt dhe kandidatėt e tjerė qė do tė aplikojnė pėr pranimet nė shkollat e larta publike tė vendit do t'i nėnshtrohen provimit tė parė tė detyruar tė maturės nė lėndėn e Gjuhės-Shqipe dhe Letėrsisė.
Provimi i dytė i detyruar do tė zhvillohet nė lėndėn e matematikės nė datėn 14 qershor. Ndėrsa provimet e lėndėve me zgjedhje do tė zhvillohen nė njė ditė vetme, pėrkatėsisht mė 29 qershor.