stampa | chiudi

Analiza

09/03/2013 17:45:01

Dhjetė arsye pėr njė fushatė online

nga Doriana Metollari






ITALI - Rrjetet sociale qė politikanėt nė fillim i pėrdorėn sepse u kishte ardhur koha, sot kthehen nė mjete tė mirėfillta pėr fushata elektorale. Disa ministri i pėrdorin pėr tė dhėnė lajme, tė tjera si ajo e integrimit i pėrfshijnė me tepėr fansat, tė cilėve u kėrkojnė dhe opinione hera herės. Natyrisht ėshtė dhe Berisha me stilin e tij amerikan, apo socialistėt nėpėrmjet tė cilit propagandojnė, akuzojnė ose u pėrgjigjen akuzave. Vijmė tek Rama, ndėr tė parėt qė solli nė Shqipėri kėtė formė komunikimi nė politikė dhe qė sot akuzon se demokratėt po e kopjojnė dhe pse kanė dy stile krejt tė ndryshme. Ajo qė mė bėn pėrshtypje janė pikėpamjet e reja qė interneti, mediat sociale, i kanė dhėnė realitetit, pra hapja e njerėzve ndaj tij. Unė kam dalė nė konkluzion se partitė politike, duhet tė pėrdorin nė 80% tė fushatės internetin dhe nuk janė dėshira tė miat por vėzhgimet e njė pune drejt njė mediaje qė po merr pėrherė e mė shumė pėrmasa tė pafundme.

Interneti ka moshėn e shqiptarėve/ Mosha e internetit ėshtė e re. Pėrdoruesit e tij janė mesatarisht tė moshės 30 vjeē dhe ėshtė po kaq mosha mesatare nė Shqipėri. Qytetarėt po i drejtohen atij, qoftė pėr shkak tė lidhjeve qė mbajnė jashtė me fėmijet e tyre dhe po kalojnė pėrherė e mė shumė kohė brenda rrjeteve sociale. Kjo ėshtė lehtėsisht e verifikueshme, sepse dhe numri i fansave tė faqeve nėpėr rrjetet sociale qė pėrdorin politikanėt vazhdon tė rritet dhe kjo rritje vjen pėr shkak se shqiptarėt e pėrdorin internetit gjithnjė e mė shumė. Fushata elektorale nė tėrren, pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė moshėn e thyer, ėshtė mėse e mjaftueshme.

Shpejtėsia e mesazhit/ Nėse do tė llogarisim kohėn ku i njėjti mesazh shpėrndahet nė radio, televizion dhe internet, (po i lė gazetat print pėr shkak tė analizave) do tė zbulojmė lehtėsisht qė nuk ekziston njė vėnd tjetėr mė i shpejtė pėr tė shpėrndarė informacionin mė shumė, sesa online. Nė kėtė rast fushatėn.

Koha nė terren dhe online/ Sa kohė do tė shpenzonin politikanėt pėr fushatėn e vet elektorale nė terren ? Shumė. Po online ? Mė pak. Proporcioni me kohėn e shpenzuar online dhe numrin e personave qė arrin gjatė kėsaj kohe ėshtė ku e ku mė ndryshe me internetin. Politikanėt do tė kursesnin shumė kohė dhe fushata do tė jetė me produktive duke pėrdorur internetin.

Kostoja, asnjėherė pėr t'u nėnvlerėsuar/ Cila ėshtė kostoja qė ofron interneti pėr pėrmirėsimin, zhvillimin, apo rrezultatin pėrfundimtar tė njė fushate politike ? Zero, pėr rrjetet sociale. Sa para paguan kreu i opozitės apo i mazhorancės pėr komunikimin ? Zero, pėrsėri.

Paanshmėria/ Sa janė tė pavarura, mediat shqiptare ? Flas nė pėrgjithėsi. Diku pak, ose diku tjetėr aspak. Fushata elektorale nė njė media, mund tė keqinterpretohet nė njė tjetėr, apo me keq akoma. Ēfarė do tė thotė kjo pėr elektoratin ? E para shikuesit e tė njėjtit krah do tė marrin njė propagandė tė kundėrt me ato tė krahut tjetėr dhe nuk do tė kenė asnjėherė mundėsinė tė kuptojnė realisht tė vėrtetėn. As njėri krah politik nuk do tė takohet dot nė njė terren asnjėanės, ku e drejtat e fjalės nuk i mohohet askujt. Ky terren ėshtė interneti, vendi ku secili paraqet platformat dhe ku lexuesit arsyetojnė me kokėn e vet.

Elektorat aktiv/ Lexuesit online, ndryshe nga ato tė televizionit janė aktiv. Pse ? Sepse televizioni jep informacion pasiv dhe nė gjithė kėtė pasivitet askush nuk aktivizohet, thjesht "gėlltit" dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve merr si tė vėrtėtė diēka qė nuk ėshtė aspak e tillė. Lexuesit online janė aktiv me komente, ku secili mund tė ndėrhyjė pėr tė thėnė tė tijėn. Kjo ndihmon dhe nė krijimin e njė debati konstruktiv dhe i jep hapėsirė tė dyve tė kuptojnė se ēfarė mendon dhe ēfarė thotė tjetri, politikanit t'i bindė elektoratin dhe elektorati tė bindet ose jo, nė kėtė rast tė ndėrhyje.

Territori/ Hapėsira terrioriale qė mund tė arrijė fushata online, nuk ka kufinj, ėshtė universale dhe asnjė media tjetėr nuk e arrin dot, 24 orė nė 24.

Fushatė non stop pa bezdisur askėnd/ Asnjė media tjetėr nuk mund tė ofrojė njė fushatė non stop 24 orė nė 24 ashtu siē ofron fushata nė internet, ku secili e zgjedh kohėn se kur kėrkon t'a ndjekė dhe kur jo. Nė gjithė ketė mori shpejtėsie mė tė cilėn jemi tė detyruar tė bashkėjetojmė, zgjedhja e momentit se kur duam/mundemi tė informohemi kthehet nė prioritare pėr ne.

Barazia/ Interneti ėshtė vendi ku qytetari e shikon politikanin nė njė lartėsi me tė dhe kthehet nė vendin ku tė dy bashkė takohen nė nje terren asnjėanės, tė barabartė. Kjo rrit formėn e demoracisė mė tė cilėn politikani ushtron pofesionin e tij dhe lirinė mė tė cilėn qytetari i pėrcepton politikat e tij.

Roli nė vendimmarrje/ Interneti rri pa dyshim rrit rolin nė vendimmarrje tė qytetarėve me tė gjitha format e bashkėveprimit qė u jep. Ėshtė e ardhmja e medias dhe e vetmi mjet me anė tė tė cilit qeverisja mund tė pėrmirėsohet, informacioni demokratizohet dhe qytetari tė emancipohet. Vendi ku ai ndjehet i lirė dhei barabartė me kėdo.







HermesNews - ©2013

stampa | chiudi