
Aktualitet
09/03/2013 15:33:40
Vlorė, bllokohen 47 automjete. 230 masa administrative
Gjatė periudhės janar-mars, nė Qarkun e Vlorės nuk ėshtė regjistruar asnjė ngjarje kriminale
VLORE - Policia e Vlorės ka bllokuar gjatė 24 orėve tė fundit 47 automjete tė llojeve tė ndryshme pėr mangėsi nė dokumentacion, ndėrkohė qė ka vendosur 230 masa administrative pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit. Burime zyrtare tė policisė lokale bėnė tė ditur se, ky ėshtė bilanci i 24 orėve tė fundit i veprimeve nė kuadrin e njė plani tė posaēėm masash qė po aplikohen pėr parandalimin e ngjarjeve kriminale, me mbėshtetjen e forcave speciale. Gjatė kėtij operacioni, qė ėshtė konkretizuar me kontrollin e ambienteve tė ndryshme, automjeteve dhe personave si tė dyshuar, janė shoqėruar pėr verifikim disa shtetas, si dhe janė sekuestruar sende tė forta dhe tė kundėrligjshme si, shkop bejzbolli, fenelina etj.