stampa | chiudi

Ekonomi

26/02/2013 16:41:02

Informatizimi i tregut tė punės do tė ul papunėsinė

Zbatimi i Sistemi Online do tu japė mundėsi punėdhėnėsve tė krijojnė njė llogari nė sistem, ku mund tė publikojnė njė vend tė lirė pune dhe tė kėrkojnė pėr punėkėrkues tė pėrshtatshėm si dhe madje t'i dėrgojnė ftesė atyre. Nga ana tjetėr sistemi i lejon punėkėrkuesve qė tė krijojnė njė llogari tė tyren nė sistem, ku tė plotėsojnė njė CV, si dhe tė kėrkojnė e tė aplikojnė pėr vende tė lira pune sipas profesionit dhe rajonit tė tyre






TIRANĖ - Tashmė tė gjithė qytetarėt shqiptarė mund tė regjistrohen nė portalin dixhital tė punėsimit, pėr tė gjetur njė vend pune. Ky portal, mundėson lidhjen e kėrkesave tė punėkėrkuesve me ofertat e punėdhėnėsve.

Krijimi i portalit, i cili u pėrurua tė martėn, ishte njė financim prej 500 mijė euro i Qeverisė Suedeze. Nė ceremoninė e pėrurimit Ministri Spiro Ksera e cilėsoi dixhitalizimin e shėrbimeve tė punėsimit si njė reformė qė do tė ulė nivelin e papunėsisė nė vend, si njė prioritet i kėsaj ministrie.

"Sot ne pėrfundojmė dixhitalizimin e tregut tė punės, njė dixhitalizim qė do t`i japė njė transparencė mė tė madhe tregut tė punės, dhe akses mė tė madh tė punėkėrkuesve tė papunė si dhe tė grupeve tė veēanta. Ky dixhitalizim pėrkon dhe me kriteret e Bashkimit Europian, pėr tė afruar tregun e punės nė Shqipėri me atė BE-sė", tha Ksera.

Ai shtoi gjithashtu se Ministria e Punės ka bėrė pėrpjekje pėr tė pėrafruar tregun e punės sė Shqipėrisė me atė tė rajonit.

Informatizimi pėrfshin nė vetvete njė version tė ri informatik me dy komponentėt e saj; sistemin e brendshėm (Intranet) dhe sistemin online (internet). Sistemi ėshtė pėrfunduar dhe instaluar nė serverat e AKSHI-t dhe do tė fillojė tashmė funksionimin e tij.

Tė 36 Zyrat e Punėsimit janė pajisur me hardwerin e nevojshėm me Kompjutera, Rack, dhe rrjetin e brendshėm pėr funksionimin e sistemit informatik. Gjithashtu ėshtė zhvilluar trajnimi i stafit pėr pėrdorimin e sistemit tė ri.

Nė Shėrbimin e Brendshėm do tė mundėsohet regjistrimi elektronik i punėkėrkuesve dhe punėdhėnėsve nė zyrėn e punėsimit sipas njė formati tė pėrcaktuar. Gjithashtu nė tė do tė regjistrohen elektronikisht vendet e lira tė punės dhe do tė bėhet njė ndėrmjetėsim automatik i vendit tė lirė tė punės me punėkėrkuesin.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi