stampa | chiudi

Aktualitet

21/02/2013 18:38:00

Aksidenti: humb jetėn shoferi, shkak alkooli

54 vjeēari Bujar Ajazi ka humbur jetėn pasi makina doli nga rruga: plagoset rėndė pasagjeri i furgonit






KORĒĖ - Njė aksident rrugor, me pasojė vdekjen e njė personi dhe plagosjen e njė tjetri, ka ndodhur sot nė aksin rrugor Barmash-Leskovik, pranė fshatit Rradanj, kur automjeti i drejtuar nga 54 vjeēari Bujar Ajazi, ka dalė nga rruga. Sipas njė prej dėshmitareve nė vendin para nisjes sė furgonit, njė ndėr shkaqet e aksidentit ka qenė edhe pėrdorimi i tepėrt i alkoolit nga ana e drejtuesit tė mjetit, para nisjes, pa pėrjashtuar edhe kushtet atmosferike, me mjegull dhe reshjet e dėborės qė pėrfshinė nga mėngjesi i sė enjtes rajonin juglindor. Sipas dėshmitares, nga vendi para nisjes, drejtuesit tė furgonit i ėshtė tėrhequr vėmėndja nga mjaft pasagjerė qė kėrkonin tė udhėtonin pėr nė Leskovik, tė cilėt edhe kishin refuzuar tė hipin nė furgonin e mjetin e drejtuar prej tij. Nga kjo ngjarje mėsohet tė ketė humbur jetėn drejtuesi i furgonit, 54 vjeēari Bujar Ajazi, ndėrsa ka mbetur i plagosur rėndė pasagjeri i furgonit, i cili ėshtė dėrguar nė spitalin rajonal, nėn kujdesin e bluzave tė bardha.

HermesNews - ©2013

stampa | chiudi