stampa | chiudi

Analiza

18/02/2013 15:42:01

Nė shekujt e artit: abstraksioni

nga Leonardo Voci






TIRANE - Fillesat abstraksioniste dhe tezat abstrakte nė filozofi janė tė mirėpranuara prej shekujsh. Qė nė lashtėsi kemi pėrqasje abstrakte pėr tė sjellė argumente tė prekshme.

Qasjet abstrakte qė nxitėn fantazinė si flakė inkandeshente pėr mendjen e papėrpunuar, tė pazhvilluar e tė padjallėzuar e futėn njeriun nė udhė abstrakte.

Me zhvillimin e njeriut dhe kalimit tė etapave kohore, mendja u rropat tė kuptonte, se pėrveē nevojave biologjike dhe fizike, njeriu ka nevojė dhe pėr njohuri ambjentale qė e rrethojnė nė tė gjitha dimensionet qiellore, nėntokėsore dhe ujore.

Kėto masa pa skaj, pa fund, tė hapura e lėvizėse e vendosėn kėtė mendje nė punė. Shumatorja e mendjeve masive, tė 7 miliard njerėzve qė popullojnė tokėn sot, kaloi nėpėrmjet vėshtirėsive dhe pėrpjekjeve, lindjeve dhe vdekjeve, shkaterrimeve dhe besimeve, mbrojtjeje dhe rilindje.

Tė gjitha pyetjet munduese, tunduese qė u shfaqėn nė zanafillė, nė formė abstraksioniste, morėn tė gjitha herėt pėrgjigje nga mendjendriturit artistėt e fjalės dhe tė penės, penelit dhe kėrkimit, krijimit dhe vetflijimit. Artistėt morėn pėrsipėr parzmoren e njerėzimit me vepra futuriste pėr kohėn, qė u shfaqėn dhe s’u kuptuan, apo edhe u pranuan si tė parakohėshme, tė ēuditshme dhe u mbyllėn nė kafaz mendor me dry.

Masa e njerėzve kur u ndėrgjegjėsua, nė vetkoshiencėn dhe vetdijen e saj, u kujtuan se ato egzistojnė, dikush i paskėsh paraqitur njėherė e njė kohė.
Filozofėt dyshues, filozofuan, fluturuan me mendime dhe arsyetime logjike, qė i ngjanin mė shumė abstraktes se sa reales, kurse Artistėt-ata vepruan, krijuan realisht fantazitė, ndėrsa shkencėtarėt mosbesues, eksperimentuan duke i matur, dhe dolėn me pėrfundime tė sakta matematikore.

Artistėt qė morėn pėrsipėr krijimin dhe guxuan tė jenė ndėrmjetės tė besimit dhe nėn e mbi koshiencėn e njeriut, nuk dyshuan aspak, por shfaqėn veprat krijuese kokėforta, ndėrsa shoqėritė bashkė me format e organizimit shtetėror, qėndruan spektatorė tė ftohtė.

Kur vepra e kėtyre artistėve - u pėlqye, u shijua, u entuziazmua turma dhe tha: "Kjo ėshtė pronė e imja, pra e gjithė njerėzimit, e tė gjitha mendjeve abstrakte."

Guximi i artit modern sot - ėshtė fuqia shprehėse qė kanė artistė tė veēantė, me anė e nėpėrmjet gjuhės abstrakte, tė sjellin fushėpamje tė reja kėrkimi e krijimi, shfaqje dhe dhėnie tė shumėformave, ngjyrave, gjetjeve e kombinimeve, gjithmonė nė sajė tė egzistencės sė besimit, se besojnė se egzistojnė, format abstrakte.

Vetė fakti i gjuhės abstrakte tė shprehjes, nėn ombrellėn qiellore tė arteve moderne, tregon se e ardhmja ėshtė optimiste, dhe fuqia e besimit nė art ėshtė mė e madhe, se forca dyshuese, regresive, qė kanė njerėzit nė vetvehte, bashkė me mosbesimin e tyre dėshpėrues.

Abstraksioni ėshtė pjesė e shpirtit tė lirė, qė lind me besimin, e ndėrthurur me mosbesimin e tyre, i cili dalngadalė me ndihmėn e artit, filozofisė, shkencės, psikologjisė, dhe fantazisė, qėndrojnė nė pararojė tė kėrkimit shkencor dhe universal, shprehjeje abstrakte.

Bindja nė egzistencėn totale tė dijes abstrakte, nėn moton e quajtur “Arte Moderne”, ka ēuar pėrpara mendimin njerėzor, ka edukuar pėr mijra vjet njerėzimin dhe ka nxjerrė nė pah vlera tė pa kontestueshme arti dhe kulture qė si Piramidat e Egjiptit dhe Parthenoni i Athinės, e plot ēudira tė tjera shekullore, i venė pyetje njerėzimit pėr magjinė abstrakte tė mendimit, krijimit, arritjes, tė cilat ato egzistojnė me madhėshtinė e tyre fizike dhe nė miniaturė pėrthithje. E gjitha kjo, falė fuqisė krijuese artistike me tė cilėn ne mund tė penetrojmė me ide dhe fantazi.

Nė pararojė tė kėsaj sipėrmarrjeje, nė dukje abstrakte, gjithmonė mbeten artistėt, ata gėzohen dhe e besojnė tė parėt.

Kjo sipėrmarrje ja vlen - dhe kur gjuha ėshtė abstrakte s’ka vend as pėr faje as pėr mėshirė, as pėr falje e as pėr ngushėllim; vetėm pak mirėkuptim dhe vetėm pak mirėbesim nga tė dyja palėt.

Po, a ndodhet arti modern abstrakt nėn presionin e moskuptimit, tė breshėrisė sė kritikave tė shumanėshme, nė tė gjitha shkallėt e shfaqjes sė veprės dhe interpretimit ? - lind pyetja natyrshėm. Pėrgjigjja ėshtė PO, pėr sa kohė ky art, paraqitet modern dhe me gjuhė abstrakte.

Ėshtė krejt normale qė tė sulmohet, survejohet dhe tė gjykohet. Fakti qė shoqėria dhe niveli i zhvillimit, i akceptimit, ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme tė globit, si rrjedhim dhe fuqia pranuese, e absorbuese e niveleve dhe masave tė caktuara, ėshtė e ndikuar nga zhvillimi rajonal, nga kultura fetare, nga ajo politike, qytetare dhe artistike.

Po tė shohim sot hartėn gjeografike tė pranimit, tė prezantimit tė artit modern abstrakt, pa doza tė forta refuzuese, nė pararojė mbetet Europa, USA, Japonia, Australia, Rusia dhe pak vende arabe tė zhvilluara ekonomikisht qė e pranojnė si objekt tė huaj investimi.

Mbetet pėr tu parė, se si do tė sillen kėto vende nė tė ardhmen, por ėshtė fakt, se egzistenca e modernistes nė art, ėshtė kaq e vjetėr, sa historia e njerėzimit.

Nė qoftėse shohim me kujdes, shfaqjet e formave, e ngjyrave, kombinimeve tė para, megjithse janė arkaike nė shprehje, dhe pa shpiegime pėr kohėn, sot themi pa frikė, se qasjet e artit modern abstrakt, janė kthyer nė fusha eksplorimi, eksperimetimi, gjetjesh e shprehjesh. Nė to qėndrojnė prapa, artistė tė mėdhenj, me mendime tė mėdha dhe kapitale, me qėllime tė pastra pėrfitimi shumėplanesh.

Kjo ndėrthurje dhe ky investim marramendės nė vendet e zhvilluara pėr artin modern abstrakt, ka gjetur fusha tė tėra zbatimi me forma tė ndryshme, nė njė oaz pyetjesh, qė kėrkojnė zgjidhje.

Vendet e zhvilluara, me artistėt aplikues kudo qė ata ndodhen, i kanė tėrhequr kėta artistė, pėr tė ndikuar pastaj nė mbarė botėn, pėr njė ripranim, rikonceptim, mė liberal tė krejt mendimit.

Nuk mund tė konceptohet sot, njė botė e zhvilluar, pa pranuar rolin e artit modern abstrakt nė krye tė eksperimentimit, tė gjetjeve dhe hedhjes nė treg, tė formave shumėplanėshe tė ndėrveprimit, tė ngjyrės, notės, fjalės, formės sė shprehjes, qė mbeten bazamentet e ngritjes sė krejt ngrehinės, tė zhvillimit botėror.

Ėshtė artisti dhe mendimtari, filozofi, ideatori paraprijės i sė resė.
Mė vonė ėshtė e quhet modern ajo ēka lind, tė gjitha rrymat e tjera, tė pranuara me vėshtirėsi nė fillim, por tashmė tė konsoliduara pėrfundimisht.

Shfaqja e artit modern abstrakt mbetet shkalla mė e lartė imperative e shprehjes intuitive, e gjetjes sė rrugėve, e gjuhės sė komplikuar pėr momentin, nė dukje habitėse, ēuditėse dhe shumė pyetėse.

Ky akt i fisshėm, i rriskut tė paraqitjes tė veprės, paradyshimit, gjykimit, pyetjeve, interpretimit, i sjell njė dobi tė jashtėzakonshme zhvillimit tė mendimit, shkencės sė filozofisė, artit dhe kulturės, psikologjisė dhe astronomisė dhe i shtyn ato, drejt tė panjohurave nė formė ciklike qė kėrkojnė zgjidhje.

Sa herė qė njerėzimi, me mendjet mė tė paguara dhe mė tė ndritura, nė fusha sipėrore tė dijes, nuk arrin tė gjejė njė pėrgjigje tė kėnaqshme pėr kohėn, hidhet menjėherė nė sulmet e preferuara kundėr artistit dhe abstraktes, sepse na qenkesh ky dhe kjo, qė s’ka dhėnė diēka tė asimilueshme e tė kuptueshme pėr masat e gjera.

Shumė vepra moderne abstrakte nė botėn e artit, na pėlqejnė, pa patur mundėsinė e dhėnies sė pėrgjigjes sė saktė. Kjo ėshtė diēka e mire. Mbetet njė hap pozitiv, se gjuha abstrakte ėshtė e ardhmja dhe shtysa mė efektive, pėr tė shtruar pyetje tė reja pėr shkencėn,pėr teknikėn, filozofinė, qė nė fund tė fundit, ja shtojnė bukurinė dhe tė mirat njerėzimit, mendimit tė tij, dhe krejt zhvillimit shoqėror botėror.

Shoqėritė mospranuese, janė ndėshkuar historikisht pėr mosveprim ndaj risisė qė sjell modernja. E kjo moderne quhet sot - abstrakte. Si pėrfundim Artisti abstrakt ėshtė sot, shkalla mė e lartė e shprehjes tė mendimit me anė tė fjalės, tė ngjyrės dhe notės.

Kjo ėshtė mė se e sigurtė dhe jo mė kot sot, bota e qytetėruar dhe e civilizuar, mbetet nė kėrkim dhe gjueti tė tyre.





HermesNews - ©2013

stampa | chiudi