stampa | chiudi

Ekonomi

28/01/2013 13:01:07

Transporti qė pati rritje, ai ajror

Sipas INSTAT-it, nė 3-mujorin e tretė 2012 rezulton se me linja ajrore udhėtuan 529.088 pasagjerė, prej tė cilėve, 269.752 ikėn jashtė vendit dhe 259.336 pasagjerė hynė nė Shqipėri pėrmes Rinasit






TIRANE - Shqiptarėt po rrisin udhėtimet me avion jashtė vendit, bashkė me transportimin e mallrave, krahasuar me transportet e tjera.

Sipas INSTAT-it, nė 3-mujorin e tretė 2012 rezulton se me linja ajrore udhėtuan 529.088 pasagjerė, prej tė cilėve, 269.752 ikėn jashtė vendit dhe 259.336 pasagjerė hynė nė Shqipėri pėrmes Rinasit.

Pjesa kryesore e udhėtimeve u pėrket shoqėrive tė pėrbashkėta tė avioneve, me 282.904 udhėtarė dhe 246.184 tė tjerė me linjat e shoqėrive tė huaja. Nė transportin ajror shqiptar operojnė sot 14 shoqėri fluturimi, njė vetėm si shoqėri e pėrbashkėt dhe 13 tė tjera tė huaja.

Nė 3-mujorin e tretė 2012 u kryen gjithsej 5.990 fluturime, nga tė cilat 3.458 tė kryera nga shoqeria e pėrbashkėt dhe 2.532 fluturime nga shoqeri tė huaja, sipas INSTAT-it.

Gjithashtu, nė kėtė periudhė pėrmes transportit ajror tė mallrave tendenca shėnoi rritje pėr mallrat qė hynė nė Shqipėri dhe mė pak nė dalje. Sipas INSTAT-it, nė 3-mujorin e tretė 2012 hynė nė Rinas rreth 367 ton mallra nga njė total prej 444 ton dhe dolėn jashtė kufirit shqiptar 77 ton mallra.

Pėr mallrat e transportuara nga sherbimet postare vihet re se nga 84 ton mallra postare qė qarkulluan me transport ajror, 68 ton rezultuan se hynė nė Rinas dhe 16 ton mallra dolėn pėrmes shėrbimeve postare.



HermesNews - ©2013

stampa | chiudi